Presidenti Erdoan dhe Mbreti Selman i Arabisë Saudite biseduan për çështjen e Khashoggi

Presidenti Recep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një bisedë telefonike me Mbretin e Arabisë Saudite, Selman Bin Abdulaziz.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës, në bisedën e djeshme, u shqyrtua çështja e gazetarit të zhdukur saudit, Jamal Khashoggi.

Presidenti Erdoan dhe Mbreti Selman nënvizuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vende për ecurinë e hetimit të filluar për zbardhjen e fatit të Khashoggi.

Në bisedë u ndanë informacionet reciproke në lidhje me ecurinë e hetimit, që zhvillohet nga të dyja vendet.

Presidenti Recep Tajip Erdoan dhe Mbreti i Arabisë Saudite, Selman Bin Abdulaziz në lidhje me këtë temë kishin biseduar edhe mbrëmjen e të dielës (një javë më parë).

Lajme të ngjashme