Erdogan: Turqia bën atë që i takon për zbardhjen e çështjes Khashoggi

Presidenti Recep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia bën atë që i takon për zbardhjen e ngjarjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Gjatë kthimit nga Moldavia ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ai tha se prokuroria e përgjithshme, drejtoria e policisë dhe shërbimi informativ janë duke punuar për këtë ngjarje, por nuk i ka parë ende raportet në fjalë.

“Ne jemi duke bërë atë që na takon për të zbardhur ngjarjen. Pra po e ndjekim çështjen nga të katërta anët. Nuk është e mundur që këtë punë ta lejmë përgjysmë” tha Erdoan.

Ai tha se kjo ngjarje nuk mund të mbyllet duke thënë: “Doli dhe iku” dhe reagoi edhe ndaj konsullit të përgjithshëm të Arabisë Saudite në Stamboll.

Hapjen nga ana e konsullit e ndërtesës së konsullatës së përgjithshme për gazetarët e huaj përpara autoriteteve turke, Erdoan e cilësoi si një sjellje të ‘shkujdesur’. Ai tha se shqetësimin për sjelljen e konsullit ia përcolli edhe Mbretit Selman Abdulaziz dhe mbreti i dha atij të drejtë.  

Lajme të ngjashme