Albayrak: Luhatjet në ekonominë turke kanë ndaluar

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albajrak (Albayrak) njoftoi ndalimin e procesit të luhatjeve në ekonominë turke dhe tregjet financiare.

Albayrak: Luhatjet në ekonominë turke kanë ndaluar

Ministri Allbajrak mori pjesë në Samitin e BRICA-s 2018 në Stamboll, ku mbajti edhe një fjalim. BRICA është Unioni Tregtar dhe Industrial Brezi dhe Rruga (The Belt & Road Industrial and Commercial Alliance).

Albajrak deklaroi se ekonomia botërore dalëngadalë ka nisur të rimëkëmbet pas krizës globale financiare të vitit 2008.

“Këtë vit ne shikojmë një proteksionizëm, i cili po merr shpejtësi në një shkallë të konsiderueshme, si dhe rreziqe gjeopolitike, një pjesë e rëndësishme e të cilave ndikojnë fqinjët tanë dhe më gjerë. Të gjitha këto zhvillime kanë ndikuar negativisht në perspektivën ekonomike botërore. Procesi i luhatjeve në ekonominë turke dhe në tregjet financiare ka ndaluar”,- tha ministri turk i financave.

Duke theksuar se çështja e luftërave tregtare ka filluar të kërcënojë vendet e zhvilluara, ministri Albajrak tha se sistemi tregtar i bazuar në rregulla të drejta, të lira dhe multilaterale është në interes të të gjitha vendeve të botës.

Albajrak nënvizoi se sektori bankar turk do të vazhdojë ta ruajë strukturën e tij të fortë të kapitalit.

“Programin e ri ekonomik ne e kemi ndërtuar mbi orientimet e fuqishme të vendit tonë. Ne kemi parë një përmirësim të ndjeshëm në uljen e primit të rrezikut të Turqisë në tregun ndërkombëtar. Turqia së bashku me Brazilin janë vendet me performancën më të mirë në botë kohët e fundit”,- shtoi ai.

"Pavarësisht panoramës pesimiste, madje skenarëve katastrofikë që mundohet të prodhojë dikush për Turqinë, këtë proces ne e kemi lënë tashmë prapa hap pas hapi përmes politikave racionale që kemi ndjekur dhe duke e menaxhuar mirë dhe fuqishëm këtë proces. Kërkesat që vijnë për bonot (qeveritare) turke janë sukses i politikave të drejta, i masave që kemi marrë në drejtimin e ekonomisë turke. Ne jemi në rrugë të mbarë, nuk do të ndalemi, nuk do të bëjmë absolutisht asnjë lëshim në këtë drejtim. Turqia ka nisur të shkruajë një histori të re suksesi ekonomik", tha ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë Berat Albajrak në fjalën drejtuar samitit të BRICA-s 2018 në Stamboll.

 


Lajme të ngjashme