Industria turke e mbrojtjes prodhon anijen më të madhe të Marinës së Pakistanit

Marina e Pakistanit është furnizuar me luftanijen cisternë më të madhe në det (PNFT) dhe ky projekt është një nga pikat më të çmuara në eksportin e industrisë turke të mbrojtjes...

Pakistan'a gemi ihracatı  - PNFT tanker gemisi 03.jpg
Pakistan'a gemi ihracatı  - PNFT tanker gemisi 01.jpg
Pakistan'a gemi ihracatı  - PNFT tanker gemisi 02.jpg
pakistan gemi.jpg

Marina e Pakistanit është furnizuar me luftanijen cisternë më të madhe në det (PNFT) dhe ky projekt është një nga pikat më të çmuara në eksportin e industrisë turke të mbrojtjes.

Në ceremoninë e dorëzimit në bazën e Marinës së Pakistanit në Karaçi, i pranishëm ishte edhe Presidenti i Pakistanit Arif Alvi, drejtor i Industrisë së Mbrojtjes të Turqisë Ismail Demir, zëvendësministri turk i Mbrojtjes Muhsin Dere, presidenti i kompanisë turke "STM" Ihsan Kaya, drejtor i saj Murat Ikinci dhe kreu i filialit të STM-së në Pakistan Halil Bas.

Presidenti Alvi deklaroi se cisterna "PNFT", luftanija më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në Pakistan, është projekt i cili do të forcojë më tej bashkëpunimin dhe miqësinë ndërmjet Pakistanit dhe Turqisë.

Kompanitë pakistaneze dhe turke kanë nënshkruar në vitin 2013 marrëveshjen për ndërtimin e anijes në një kantier të Marinës së Pakistanit në Karaçi, ndërsa nisja e ceremonisë u mbajt dy vjet më parë.

Kontraktori kryesor i projektit ishte kompania turke "MPS", e cila të gjitha punët përgatitore dhe të projektimit i përfundoi në Turqi. Kompania gjithashtu ofroi trajnimin e marinarëve pakistanezë dhe të gjithë mbështetjen e nevojshme teknike dhe logjistike.

Industria e Mbrojtjes së Turqisë, sidomos ndërtimi i anijeve, ka bërë përparime të mëdha gjatë viteve të fundit, siç dëshmohet nga anija e re në inventarin e Marinës së Pakistanit.

Anija do të furnizojë me lëndë djegëse, ujë dhe municion luftanijet dhe njësitë ndihmëse të Marinës pakistaneze. Ajo është gjithashtu e pajisur me njësi mjekësore më moderne për të siguruar mbështetje për flotën gjatë luftës ose misioneve të shpëtimit gjatë fatkeqësive natyrore dhe aksidenteve detare.

Anija furnizuese "PNFT", 158 metra e gjatë dhe 22 metra e gjerë, ka edhe pistë helikopteri për përdorim gjatë ditës dhe natës.

Emri zyrtar i kësaj anijeje, më e madhja në inventarin e Marinës pakistaneze, është "PNS MOAWIN".

Pas një bashkëpunimi të suksesshëm në ndërtimin e anijes cisternë, kompania turke "STM" u bë kontraktori kryesor në projektin e modernizimit të nëndetëses "Agosta 90B" për nevojat e Marinës së Pakistanit. Ky projekt duhet të përfundojë brenda 2-3 viteve.



Lajme të ngjashme