Trupat turke realizojnë misionin 59. patrullues në Menbixh të Sirisë

Ushtria turke vazhdon misionet patrulluese në Siri, në linjën ndërmjet Menbixhit dhe zonës së çliruar me anë të operacionit “Mburoja e Eufratit”...

Trupat turke realizojnë misionin 59. patrullues në Menbixh të Sirisë

Ushtria turke vazhdon misionet patrulluese në Siri, në linjën ndërmjet Menbixhit dhe zonës së çliruar me anë të operacionit “Mburoja e Eufratit”.

Sipas një komunikate të shkruar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë, trupat turke dhe ato amerikane kanë realizuar të premten në mënyrë të pavarur dhe të koordinuar misionin e 59-të patrullues në linjën ndërmjet Menbixhit dhe zonës së çliruar më parë nga terroristët përmes operacionit antiterrorist turk, “Mburoja e Eufratit”.

Aktiviteti i parë patrullues në këtë zonë është realizuar më datë 18 qershor, në kuadër të marrëveshjes së arritur pas një takimi në Uashington më 4 qershor ndërmjet ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.



Lajme të ngjashme