Pastori amerikan lihet i lirë pas dënimit me 3 vjet, 1 muaj de 15 ditë heqje lirie

Në gjykatën në Aliaga të rrethit Izmir, Pastori amerikan, Andrew Brunson mori dënim me 3 vjet 1 muaj dhe 15 ditë heqje lirie.

Pastori amerikan lihet i lirë pas dënimit me 3 vjet, 1 muaj de 15 ditë heqje lirie

Pastori amerikan, Andrew Brunson u dënua me 3 vjet 1 muaj dhe 15 ditë heqje lirie.

Në Izmir, pastroi amerikan, për të cilin kërkohej 35 vjet burg për krimet e kryera në emër të organizatës terroriste gyleniste (FETO) dhe organizatës separatiste terroriste PKK, doli 4 herë përpara trupit gjykues.

Në gjykatën në Aliaga të rrethit Izmir, Brunson mori dënim me 3 vjet 1 muaj dhe 15 ditë heqje lirie.

Dënimi i Brunsonit, për të cilin u hoq arresti i shtëpisë dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit, u llogarit nga qëndrimi i tij në burg duke u lënë kështu i lirë.

Avokati i Brunsonit komentoi vendimin dhe tha se nuk e pranojnë atë.

“Ne do të përdorim të drejtën tonë për apelim” tha avokati i tij.

 


Lajme të ngjashme