Ministri Çavusoglu vazhdon me kontakte në Irak

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu mbrëmë në qytetin Nexhef të Irakut u takua me Mukteda Es-Sadr, liderin e Lëvizjes Sadr dhe fituesin e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 12 maj.

Në deklaratën e bërë pas takimit, ministri Çavusoglu tha se me Mekteda Es-Sadr kanë biseduar në lidhje me çështjet në interes të të dyja vendeve dhe për punimet për formimin e qeverisë.

Ministri Çavusoglu vuri në dukje se takimi ka kaluar në një atmosferë pozitive, ndërsa më pas zhvilloi një vizitë në tyrben e Hz. Aliut që ndodhet në këtë qytet.

Shefi i diplomacisë turke pati takime gjithashtu me Presidentin Berham Salih, Kryetarin e Parlamentit Muhamed al-Halbusi, Adil Abdulmehdi, i cili ka marrë nga Presidenti Berham Salih mandatin për të formuar qeverinë e re të vendit, liderin e Organizatës Bedr, Hadi al-Amiri, me deputetët turkmen, ish-Ndihmëspresidentin, Usame En-Nuxhejfi dhe autoritete të tjera irakiane.

Lajme të ngjashme