Komiteti Ekzekutiv i Industrisë së Mbrojtjes vlerëson projektet e sistemeve të reja vendore

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Industrisë së Mbrojtjes u vlerësuan projektet që synojnë zhvillimin e sistemeve të reja vendore dhe kombëtare që rrisin efektivitetin e njësive të sigurisë.

Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të Industrisë së Mbrojtjes që u mbajt në Kompleksin Presidencial në Ankara u publikua një komunikatë me shkrim.

Sipas komunikatës bëhet e ditur se gjatë mbledhjes u vlerësuan projektet që synojnë zhvillimin e sistemeve të reja vendore dhe kombëtare që rrisin efektivitetin e njësive të sigurisë, të cilat zhvillojnë operacione të suksesshme për sigurinë e brendshme dhe të kufijve të vendit.

Në mbledhje u mor vendimi për zhvillimin, forcimin, mbështetjen dhe investimin me qëllim të eksportit të industrisë dhe teknologjisë së mbrojtjes.

Në këtë kuadër u vlerësuan projektet për fillimin me punime për përmirësimin e helikopterit ATAK, të dronëve të ndryshëm të armatosur dhe paarmatosur, të sistemeve të luftës elektronike dhe të zhurmuesve, të municioneve inteligjente dhe të sistemeve të ndryshme të armëve si dhe projekte të ndryshme për ti plotësuar nevojat e forcave të sigurisë.

Lajme të ngjashme