Erdogan: Do të shpartallohen strofkat e terrorit në lindje të Lumit Eufrat

“Ata që menduan se i bënë Forcat e Armatosura Turke, që të mos ngrihen dot në këmbë, nuk kanë mundur të kapërcejnë habinë ndaj fuqisë së vërtetë të ushtrisë turke” tha Erdoan.

Erdogan: Do të shpartallohen strofkat e terrorit në lindje të Lumit Eufrat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se do të shpartallohen strofkat e terrorit në lindje të Lumit Eufrat (Siri).

Erdoan, në fjalimin e mbajtur në Ceremoninë e Shpërndarjes së Emblemave të Kursantëve të Trajnimit Bazë të Rreshterit Specialistit të Komandos për periudhën e tetë të vitit 2018 në Isparta, bëri të ditur se forcat e sigurisë, pjesëtarëve të organizatës terroriste, u kanë dhënë goditje të papara më parë në histori.  

“Shpresojmë që së shpejti, me mbështetjen e komandove që sot vendosin emblemat në uniformat e tyre, të shpartallojmë strofkat në lindje të Eufratit.

Ai u shpreh edhe në lidhje me tentativën për grusht shteti të organizatës terroriste gyleniste në 15 korrik 2016.

“Ata që menduan se i bënë Forcat e Armatosura Turke, që të mos ngrihen dot në këmbë, nuk kanë mundur të kapërcejnë habinë ndaj fuqisë së vërtetë të ushtrisë turke” tha Erdoan.

Duke iu referuar një sërë sulmesh spekulative me të cilat është përballë Turqia kohët e fundit, Erdoan bëri të ditur këto sulme nuk kanë mundur të ndryshojnë faktin që sipas paritetit të blerjes, Turqia zë vendin e 13-të në botë dhe sipas të ardhurave kombëtare zë vendin e 17-të.

“Çfarëdolloj pengesash që të na nxjerrin ne ose do të gjejmë një rrugë, ose do të ndërtojmë një rrugë dhe me doemos do ti tejkalojmë ato pengesa” tha Presidenti Erdoan.

“Duke hapur 10 dyer për çdo derë që na mbyllin, duke vënë në zbatim 10 lehtësime përballë çdo vështirësie që na nxirret, do të vazhdojmë investimet tona dhe do të rrisim ekonominë tonë” u shpreh Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

 


Lajme të ngjashme