Burimet diplomatike përgënjeshtrojnë deklaratën e Trumpit për gazetarin Khashoggi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë të ditur se informacioni për vënien në detyrë të inspektorit në lidhje me gazetarin e zhdukur saudit, Jamal Khashoggi nuk është i drejtë.

“Informacioni për vënien në detyrë të inspektuesit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me çështjen e Khashoggi, nuk është i drejtë” bënë të ditur burimet diplomatike.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në deklaratën e bërë për gazetarin opozitar të Arabisë Saudite Khashoggi, i cili u zhduk më 2 tetor pasi hyri në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, ishte shprehur duke thënë: “Ne kemi inspektorë atje. Ne bashkëpunojmë me Turqinë dhe faktikisht bashkëpunojmë me Arabinë Saudite. Jemi të detyruar të gjejmë se çfarë ka ndodhur”.

Në prononcimin e bërë për kanalin televiziv amerikan, Fox, Trump kishte bërë të ditur se janë duke ndjekur nga afër këtë çështje dhe janë në bashkëpunim të afërt me Turqinë dhe Arabinë Saudite.

Khashoggi, i cili njihet për kontributin në gazetën Al Watan, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë dhe lajmet në lidhje me Lindjen e Mesme në median perëndimore, u zhduk më 2 tetor pasi hyri për disa procedura zyrtare në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.  

Lajme të ngjashme