Ministri Çavusoglu në Bagdad, takime me krerët shtetërorë të Irakut

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, shkoi të enjten në kryeqytetin Bagdad të Irakut për një sërë kontaktesh zyrtare...

çavuşoğlu1.jpg
çavuşoğlu 2.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, shkoi të enjten në kryeqytetin Bagdad të Irakut për një sërë kontaktesh zyrtare.

Ai u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Irakut, Hazim Yousif dhe ambasadori i Turqisë në Bagdad, Fatih Yildiz.

Në vijim, ministri Çavusoglu u takua me Kryeministrin e ardhshëm irakian, Adel Abdulmahdi, i cili ka marrë nga Presidenti Barham Salih mandatin për të formuar qeverinë e re të vendit.

Takimi Çavusoglu-Abdulmahdi u realizua në Zonën e Gjelbër të kryeqytetit irakian, pa praninë e mediave.

Një tjetër takim i ministrit të Jashtëm turk në Bagdad, zhvilluar sërish me dyer të mbyllura, ishte ai me kreun e Lëvizjes Kombëtare të Urtësisë, Ammar al-Hakim.

Burime të Ankarasë zyrtare njoftojnë se shefi i diplomacisë turke pritet të ketë takime gjithashtu me Presidentin Barham Salih, Kryeministrin në ikje Haider al-Abadi, Kryetarin e Parlamentit Mohamed al-Halbousi, liderin e Organizatës Badr, Hadi al-Amiri, me autoritete të tjera irakiane dhe me përfaqësues të komunitetit turkmen.

Pas kontakteve në Bagdad, Mevlut Çavusoglu do të udhëtojë drejt Naxhafit, ku pritet të takohet me kreun e Lëvizjes Sadriste, Muqtada al-Sadr dhe të vizitojë Tyrben e Imam Aliut (r.a.).



Lajme të ngjashme