Forcat e sigurisë neutralizojnë 5 terroristë të PKK-së në lindje të Turqisë

Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar të mërkurën 5 terroristë, gjatë një përleshjeje me një grup anëtarësh të organizatës separatiste terroriste PKK, në Varto të provincës lindore Mus...

Forcat e sigurisë neutralizojnë 5 terroristë të PKK-së në lindje të Turqisë

Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar të mërkurën 5 terroristë, gjatë një përleshjeje me një grup anëtarësh të organizatës separatiste terroriste PKK, në Varto të provincës lindore Mus.

Siç bën të ditur Prefektura Mus përmes një komunikate të shkruar, incidenti ndodhi kur terroristët hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë në fshatin Yilanli të Vartos pavarësisht paralajmërimeve dhe thirrjeve për t’u dorëzuar.

Pasi sqaron se 2 prej terroristëve të neutralizuar ishin femra, komunikata në fjalë thekson se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë anembanë Musit për të siguruar paqen dhe sigurinë e qytetarëve.

Në fushatën e saj terroriste gati 40-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve duke përfshirë gra dhe fëmijë.



Lajme të ngjashme