Helikopterёt ATAK do tё kenё aftёsi tё reja

Numri i helikopterёve ATAK nё inventarin e forcave tё sigurisё vjen duke u rritur bashkë me dorёzimet e reja, ndёrkohё qё vazhdojnё punimet pёr prodhimin e helikopterёve tё rinj me aftёsi mё tё avacuara.

atak-helikopter.jpg
atak.jpg
ATAK 2 Taarruz Helikopteri.jpg
atak.jpg
atak1.png
T-129 ATAK.jpg

Vazhdon dorёzimi i helikopterёve sulmues T-129 ATAK dhe helikopterёve taktiko-zbuluese, tё cilёt janё zhvilluar dhe prodhuar nёn koordinimin e Presidencёs sё Industrisё sё Mbrojtjes pёr tё pёrballuar nevojat e Forcave tё Armatosura Turke pёr helikopterё sulmues dhe pёrdorim taktiko-zbulues.

Sё fundmi Industria Turke e Aviacionit dhe Hapёsirёs dorёzoi nё tё njёjtёn ditё helikoterёt e 38-tё, 39-tё dhe tё 40-tё, duke e çuar nё 13 numrin e helikopterёve tё dorёzuar brenda kёtij viti.

 

Ndёrkohё vazhdojnё punimet pёr tё arritur nё kohё edhe porositё e tjera. Deri nё fund tё vitit do tё hyjё akoma nё pёrdorim tё paktёn njё helikopter tjetёr ATAK.

Kanё nisur punimet edhe pёr prototipin e helikopterёve ATAK me mundёsi e aftёsi mё tё zhvilluara me paketёn e rinovuar të telekomunikimit dhe luftёs elektronike. Kjo gjeneratё do tё jetё e pajisur edhe me programe tё reja (kompjuterike). ATAK njihet si helikopteri mё efektiv nё kategorinё e vet.

Po tё marrim nё konsideratё nevojat nё ndryshim tё luftёs, helikopteri ATAK tregohet si mё superiori nё kategorinё e tij nё kuptimin e performancёs dhe aftёsive manovruese qё zotёron.

 

ATAK-u bёn pjesё nё kategorinë e helikopterёve me peshё 5 tonë dhe disa nga veçoritё qё e dallojnё atё nga tё tjerёt janё: Ështё shumё mё i lehtё, mund tё qёndrojё nё ajёr pёr njё kohё mё tё gjatё, ka aftёsi manovruese nё temperatura tё larta dhe lartёsi tё mёdha. Ndёrkohё qё rivalёt e tij qёndrojnё nё ajёr pёr 1,5-2 orё, ATAK i lё prapa tё gjithё nё kёtё pikё me mundёsinё qё ka pёr tё qёndruar 3 orё nё ajёr.

Gjithashtu ATAK ka edhe njё fuqi zjarri tё lartё, gjё qё e siguron me sistemet e zjarrit qё furnizohen me municion prodhim vendor.

Pritet qё sё shpejti tё bёhet publik edhe projekti pёr prodhimin e Helikopterit sulmues “ATAK-2”, i cili do tё jetё mё i madh nga ATAK dhe do tё ketё aftёsi mё tё zhvilluara.

Helikopteri ATAK-2 do tё projektohet plotёsisht me mundёsi dhe aftёsi kombёtare, vendore duke u mbёshtetur nё njohuritё teknologjike tё fituara nё prodhimin e gjeneratёs sё parё (ATAK) dhe nё pёrvojёn e deritanishme operacionale.

 


Lajme të ngjashme