Kryeparlamentari Yildirim viziton qytetin historik uzbek, Semerkand

Pas kontakteve në kryeqytetin Tashkent, Kryeparlamentari Binali Yildirim dhe delegacioni që e shoqëron kaluan në qytetin Semerkand, ku në aeroportin e qytetit u pritën nga Kryetari i Kuvendit Legjislativ të Parlamentit të Uzbekistanit, Nurdincan Ismailov.

Kryeparlamentari Yildirim viziton qytetin historik uzbek, Semerkand

Në kuadër të vizitës së tij në Uzbekistan, Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Yildirim zhvilloi një vizitë në qytetin historik Semerkand.

Pas kontakteve në kryeqytetin Tashkent, Kryeparlamentari Binali Yildirim dhe delegacioni që e shoqëron kaluan në qytetin Semerkand, ku në aeroportin e qytetit u pritën nga Kryetari i Kuvendit Legjislativ të Parlamentit të Uzbekistanit, Nurdincan Ismailov dhe Prefekti i Semerkandit, Erkincan Turdimov.

Në qytetin historik Yildirim fillimisht vizitoi tyrben e Presidentit të ndjerë, Islam Kerimov ku vendosi kurora me lule dhe bëri lutje.

Kryeparlamentari së bashku me bashkëshorten Semiha Yildirim vizituan edhe kompleksin e Imam Buhariut që ndodhet në afërsi të qytetit Semerkand.

Binali Yildirim bëri lutje në tyrben e Imam Buhariut dhe vizitoi edhe muzeun, ndërsa në kuadër të programit ai i bëri një vizitë edhe tyrbes së Imam Maturudit.

Më pas Yildirim së bashku me delegacionin kaloi në kompleksin “Guri Emir”, ku ndodhet edhe varri i Emirit Timur.

Këtu Yildirim u informua në lidhje me shtetin e Timurit, ku tha se “Emiri Timur ka luftuar kundër Sulltan Yildirim Beyazitit, ndërsa ne sot jemi partnerë”.

Yildirim vizitoi edhe sheshin Registan dhe medreset Ulugbek dhe Tilla Kjari ku bisedoi me qytetarët turq.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Uzbekistan, Kryeparlamentari Yildirim dhe delegacioni që e shoqëron sot do të vizitojnë qytetin historik Buhara.

 


Lajme të ngjashme