Erdogan për "Reuters": Do të blejmë gaz natyror nga Irani pavarësisht sanksioneve amerikane

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se pavarësisht sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Turqia do të vazhdojë të blejë gaz natyror nga Irani.

Erdogan për "Reuters": Do të blejmë gaz natyror nga Irani pavarësisht sanksioneve amerikane

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se pavarësisht sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Turqia do të vazhdojë të blejë gaz natyror nga Irani.

I ndodhur në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti Erdogan iu përgjigj pyetjeve të agjencisë angleze të lajmeve, Reuters.

Pyetjes në lidhje me sanksionet ndaj Iranit, që do të vihen në zbatim në muajin nëntor, Erdoan iu përgjigj duke thënë se qeveria turke merr parasysh interesat e popullit të saj.

“Nëse ne nuk marrim gaz natyror (nga Irani) me çfarë do ta ngrohim popullin tonë. Turqia  sot 50% të gazit natyror e merr nga Rusia ndërsa pjesën që mbetet e merr nga Irani, Azerbajxhani dhe Algjeria. Nëse unë nuk e bëj këtë, atëherë a do ta lej popullin tim në të ftohtë gjatë dimrit? A nuk është qëllimi ynë lumturia e popullit tonë? Hapat që do të hedhim do të jenë në kuadër të kursimeve tona. Ne jemi të detyruar të mbrojmë paqen dhe interesat e popullit tonë” tha Erdoan.

Kurse një pyetjeje në lidhje me refugjatët sirianë që gjenden në Turqi, Erdoan iu përgjigj duke thënë: “Ata janë mysafirët tanë. Ata u arratisën nga Esadi. Esadi po i bombardon ende. Nëse nuk do të zhvilloheshin këto samite atëherë ai do të vazhdonte ta bënte këtë. Hapat e hedhura përcaktuan një horizont. Në këtë horizont ka paqe, ka mirëqenie. Këto hapa po i hedhim me Rusinë dhe Iranin”.

Duke iu referuar marrëveshjes me homologun rus, Vladimir Putin në 17 shtator për “zonën e çmilitarizuar” në Idlib të Sirisë, Erdoan tha: “Kjo ishte ajo që priste populli i Idlibit. Populli i Idlibit është i qetë në këtë proces. 50-60 mijë banorë të idlibit u kthyen në qytet dhe me mbështetjen e tyre ky proces do të dalë me sukses. Grupet e armatosura kanë filluar të dalin nga rajoni”.      

 

 


Lajme të ngjashme