Erdogan: Struktura e OKB-së u shërben interesave të anëtareve të përhershme të KS

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), kritikën ndaj strukturës institucionale të Kombeve të Bashkuara, ua drejtoi drejtpërsëdrejti vendeve anëtare.

Erdogan: Struktura e OKB-së u shërben interesave të anëtareve të përhershme të KS

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), kritikën ndaj strukturës institucionale të Kombeve të Bashkuara, ua drejtoi drejtpërsëdrejti vendeve anëtare.

Në fjalimin e mbajtur në  Sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u bë edhe një herë zëri i ndërgjegjes dhe përsëritë sërish se “Bota është më e madhe se 5”.

“Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është shndërruar në një strukturë që i shërben interesave të 5 shteteve që kanë të drejtën e vetos dhe ka mbetur si një spektator i mizorisë që jetohet” tha Erdoan dhe duke marrë në shënjestër politikat e udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Lindjen e Mesme” u shpreh duke thënë: “Ata që nuk e ngrejnë zërin ndaj mizorisë së që ushtrohet ndaj palestinezëve, rrisin vetëm guximin e mizorëve”.

Ndërkaq Presidenti Erdoan paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për organizatën separatiste terroriste PKK.

“Ata që dërgojnë armatime me mijëra maune dhe avionë transporti për hirë të interesave taktike, të të ardhmen do të vuajnë patjetër për këtë” tha Erdoan.

Duke bërë të ditur se Amerika strehon në tokat e saj kryeterroristin e organizatës terroriste gyleniste, FETO, dhe shtoi: “Në 27 shtete të Amerikës vetem nëpërmjet shkollave fiton 763 milionë dollarë në vit nga buxheti i shtetit”.

“Koka e FETO-s sot është në Amerikë, në Pensilvania. Jeton në një territor 400 dynym dhe që aty eksporton terror në 160 vende të botës” tha presidenti turk.

Në fjalimin e tij ai u dha liderëve botërorë shembuj të padrejtësive në rruzullin tokësor nga rendi i ditës.

“Kur asetet e 62 personave më të pasur në botë arrijnë në pasuritë e gjysmës së popullsisë botërore, pra 3.6 miliardë njerëzve, kjo do të thotë se këtu ka një problem" tha Erdogan.

“Nëse 258 milionë njerëz nga hapësira të ndryshme të gjeografisë dergjen rrugëve për të jetuar në kushte më njerëzore, nëse 68 milionë njerëz dëbohen me detyrim nga vendi i tyre, atëherë këtu ka një problem. Nëse mundësia për të vdekur e një fëmijë që lind në Afrikë është 9 herë më e madhe se ajo e një fëmijë që lind këtu (Nju-Jork), atëherë këtu ka një problem” tha Erdoan.

Ai shpjegoi edhe përpjekjet që ka bërë Turqia për zgjidhjen e krizës në Siri.

"Forcat e Armatosura Turke, duke spastruar rajonet Jarabulus dhe Rai nga organizata terroriste DAESH dhe rajonin Afrin nga organizatat separatiste terroriste PKK/PYD/YPG, ne kemi kthyer një territor prej 4,000 kilometrash katrorë në një vend të sigurt dhe paqësor për miliona sirianë. Shuma totale që Turqia ka shpenzuar vetëm për refugjatët sirianë është 32 miliardë dollarë. Por deri më tani, mbështetja e jashtme që kemi marrë nga organizatat ndërkombëtare është 600 milionë dollarë dhe 1.7 miliardë euro nga BE" tha Erdogan.

Ndërkaq ai bëri të ditur se për të penguar që rendi tregtar botëror të prishet prej vendimeve të njanshme duhet të punojmë të gjithë së bashku – tha Erdoan – dhe shtoi: “Ne si Turqi propozojmë që të krijohet menjëherë Organizata Rinore e OKB-së dhe të ketë si qendër Stambollin”. 



Lajme të ngjashme