Industria turke e mbrojtjes do të tregojë muskujt në Azerbajxhan

Industria turke e mbrojtjes do të bëjë një pjesëmarrje të fuqishme me 33 firma në Panairin 3. Ndërkombëtar të Mbrojtjes në Azerbajxhan (ADEX)...

Industria turke e mbrojtjes do të tregojë muskujt në Azerbajxhan

Industria turke e mbrojtjes do të bëjë një pjesëmarrje të fuqishme me 33 firma në Panairin 3. Ndërkombëtar të Mbrojtjes në Azerbajxhan (ADEX).

Organizuar në Baku me iniciativë të Ministrisë së Industrisë së Mbrojtjes dhe mbështetje të Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, ADEX-i do të hapet të martën e 25 shtatorit dhe do të mbyllet të enjten e 27 shtatorit.

ADEX-i, një eveniment bienal, është organizuar për herë të parë në vitin 2014 dhe renditet në mesin e panaireve më të rëndësishëm të industrisë së mbrojtjes në Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore.

Në këtë panair, Turqia do të marrë pjesë me 33 kompani anëtare të Shoqatës Turke të Eksportuesve të Industrisë së Mbrojtjes, nën udhëheqësinë e Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes.

Turqia do të përfaqësohet në një pavijon 1.650 m2, hapësirë kjo rreth 30 për qind më e madhe sesa ajo e pjesëmarrjes së mëparshme.

Firmat që do të ekspozojnë produktet e tyre në Pavijonin Kombëtar Turk, i cili do të zërë pothuajse gjysmën e hapësirës aktuale të panairit ADEX, janë: “AKSA Run Flat”, “Anova”, “ArgeRF”, “ASELSAN”, “AVS”, “BMC”, “DEARSAN”, “DESAN”, “DLG Tactical”, “Garanti Giyim”, “GİRSAN”, “HOYTEK”, “İŞBİR”, “Kale Kalıp”, “KAREL”, “MAKTEL”, “MANAS”, “MESAN”, “MILSOFT”, “MKEK”, “OTOKAR”, “ÖZTEK”, “ROKETSAN”, “RST”, “Simsoft”, “Kompania e Inxhinierisë së Teknologjive të Mbrojtjes” (STM), “TAIS”, “TEK. MÜH”, “TİSAŞ”, “TRANSVARO”, “Kompania e Industrisë Turke të Aviacionit dhe Hapësirës” (TAI), “UNIFO” dhe “Yakupoğlu”.

Gjatë 3 ditëve të panairit, ekspertë të fushave të ndryshme ushtarake do të prezantojnë dhe promovojnë mjetet ajrore me dhe pa pilot, platformat e mjeteve të blinduara, sistemet detare, sistemet e armëve, sistemet elektronike, municionet, simulatorët, produktet tekstile ushtarake, produktet e mbështetjes logjistike dhe shërbimet e mbrojtjes që prodhohen nga kompanitë e industrisë turke të mbrojtjes.

Në kuadër të ADEX-it, delegacioni zyrtar turk do të realizojë gjithashtu takime me autoritetet azerbajxhanase dhe delegacionet e vendeve të tjera pjesëmarrëse në panair.



Lajme të ngjashme