Presidenti Erdoan fillon një vizitë të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) filloi sot vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Erdoan fillon një vizitë të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) filloi sot vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Erdoan gjatë datave 23-26 shtator realizon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Erdoan, përpara Asamblesë së Përgjithshme, që do të zhvillohet në Nju-Jork, ditën e hënë më 24 shtator, do të marrë pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë për refugjatët globalë. Aty ai do të shpjegojë ato që ka bërë Turqia për të strehuarit sirianë dhe do të japë botës mesazhin “Mbështesni Turqinë”.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, Erdoani do të takohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Edhe sekretarit të përgjithshëm edhe liderëve të tjerë, që do të takojë, do t’u shpjegojë Marrëveshjen për Idlibin, të nënshkruar në qytetin Soçi të Rusisë në datën 17 shtator.

Edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) do të takohet me homologun rus dhe iranian.

Turqia është e shqetësuar nga mbështetja me armë, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë PYD/YPG-së, zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

Presidenti Erdoan do t’u përcjellë liderëve, me të cilët do të takohet, reagimin në lidhje me këtë çështje.

Erdoan do të takohet edhe me përfaqësues të investimit dhe bizneseve amerikane dhe do të bëjë thirrje për investim në Turqi.

Ditën e mërkurë më 26 shtator Presidenti Erdoan nga Nju-Jorku do të kalojë në Berlin, Kryeqytetin e Gjermanisë.

 


Lajme të ngjashme