Kalin: Forcat e Armatosura të Turqisë së shpejti fillojnë me patrullime në Menbixh

Gjatë konferencës për shtyp të organizuar në Kompleksin Presidencial, zëdhënësi Kalin deklaroi se Turqia pret që të vihet në zbatim pa asnjë vonesë harta rrugore për Menbixhin.

Kalin: Forcat e Armatosura të Turqisë së shpejti fillojnë me patrullime në Menbixh

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin bëri të ditur se Forcat e Armatosura të Turqisë së bashku me forcat amerikane së shpejti do të fillojnë me trajnime dhe patrullime në zonën e Menbixhit në Siri.

Gjatë konferencës për shtyp të organizuar në Kompleksin Presidencial, zëdhënësi Kalin deklaroi se Turqia pret që të vihet në zbatim pa asnjë vonesë harta rrugore për Menbixhin.

Kalin vuri në dukje se harta rrugore për Menbixhin është një marrëveshje e rëndësishme dhe se Turqia do ti qëndrojë besnike, ndërsa shtoi se ajo do të bëjë atë që është e nevojshme.

“Vazhdimi i angazhimit të udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me organizatën separatiste terroriste YPG/PYD, fraksion i PKK-së në Siri, është një shqetësim serioz për ne. Është e papranueshme që në njërën anë të zbatohet harta rrugore për Menbixhin dhe në anën tjetër YPG/PYD-ja të furnizohen me çdo lloj arme, ti jepet mbështetja financiare, politike dhe mediatike. Punimet për patrullime të përbashkëta në Menbixh janë duke përfunduar. Forcat e Armatosura të Turqisë koordinohen në terren me kolegët e tyre amerikan. Trajnimet dhe patrullimet e përbashkëta do të fillojnë së shpejti”, bëri të ditur zëdhënësi Kalin.

Ai në lidhje me çështjen e Idlibit tha se nuk do të jetë e drejtë që barra e luftës kundër terrorizmit të vihet vetëm mbi supet e Turqisë, ndërsa shtoi se kjo është e papranueshme.

Ndërkaq në lidhje me 12 pikat e vrojtimit të Forcave të Armatosura të Turqisë në Idlib, Kalin bëri të ditur se hapat e hedhura në drejtim të përforcimeve ushtarake do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin tha se Shërbimi Informativ Kombëtar (MIT), Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Forcat Speciale së bashku me rusët janë duke bashkëpunuar në terren në lidhje me mënyrat e formimit të zonës së çmilitarizuar në thellësi 15-20 kilometra, largimin e organizatave terroriste nga kjo zonë ose për mënyrat e vënies së tyre në gjendje pasiviteti dhe mënyrë e çarmatimit të tyre.

Duke vënë në dukje se operacionet kundër organizatave terroriste të Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT) dhe të institucioneve përkatëse të sigurisë jashtë vendit do të vazhdojnë me vendosmëri, zëdhënësi Kalin tha: “Pa marrë parasysh metodat që përdorin organizatat terroriste dhe bashkëpunimit që bëjnë në terren, krimet e kryera ndaj Turqisë nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”.        



Lajme të ngjashme