Erdogani paralajmëron sërish për Idlibin

Gjatë kthimit me avion nga Azerbajxhani, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u tha gazetarëve se nëse procesi në rajonin Idlib të Sirisë vazhdon siç është tani, kjo do të kishte pasoja të rënda.

Erdogani paralajmëron sërish për Idlibin

 

Presidenti Erdoan iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me aktualitetin gjatë kthimit me avion nga Azerbajxhani, ku kishte shkuar për një vizitë zyrtare.

Idlibi do të jetë çështja më e rëndësishme e takimit që do të zhvilloj sot me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, u dha Erdoani gazetarëve dhe shtoi: “Të gjithë së bashku të marrim masa kundër grupeve terroriste që ndodhen në mesin e opozitarëve brenda (në Idlib). Por të mos ndërmarrim ndonjë veprim si ai i bombardimit, duke prodhuar pretekste të ndryshme”.

Si rezultat i nismave të Turqisë këto ditët e fundit situata në Idlib është e qetë, tha presidenti dhe e vazhdoi kështu fjalën e tij: “Turqia është ajo që mban barrën politike dhe njerëzore të çështjes. Në vendin tonë gjenden 3,5 milionë refugjatë. Nëse do të ketë një valë të re refugjatësh nga Idlibi, si adresë ku do të vijnë, ku do të strehohen këta njerëz duket përsëri Turqia. Ne nga ana jonë i kemi bërë disa përgatitje. Jemi duke kryer disa punime edhe në anën siriane. Pasi ne nuk mund të sillemi si Perëndimi. Qasja jonë do të jetë shumë më mbrojtëse. Vetëm se edhe barra nuk është e lehtë, është një barrë e rëndë. Nuk është edhe aq e lehtë ti bësh ballë një barre kaq të rëndë. Ne do ti vazhdojmë me durim përpjekjet tona për ta zgjidhur këtë çështje, për ta përballuar dhe për t’ia dalë mbanë”.

Në përgjigje të pyetjes “A do të ketë një operacion të përbashkët me Rusinë për të hapur një korridor humanitar?”, Erdoani tha: “Të gjithë po e shikojnë se çfarë terrorizimi është duke i bërë regjimi njerëzve aty (në Idlib), se sa i pamëshirshëm është regjimi për momentin atje. Kemi të bëjmë me një shtet terrorist (regjimi i Esadit). Çfarë masash mund të marrim ndaj kësaj situate terrorizuese atje? Çfarë do të bëjnë forcat e koalicionit? Cili do të jetë qëndrimi i Zotit Putin këtej e tutje në lidhje me këtu (Idlibin)? Të gjithë së bashku të marrim masa kundër grupeve terroriste që ndodhen brenda opozitarëve në Idlib, por të mos hedhim ndonjë hap në drejtim të bombardimit të Idlibit duke prodhuar pretekste të ndryshme”.

 


Lajme të ngjashme