Turqia aspiron të organizojë Evropianin e Futbollit, Euro 2024

Turqia shpreson të bëhet vendi organizator i Kampionatit Evropian të Futbollit - UEFA Euro 2024 për herë të parë pas katër aplikimeve të njëpasnjëshme...

Turqia aspiron të organizojë Evropianin e Futbollit, Euro 2024

Turqia shpreson të bëhet vendi organizator i Kampionatit Evropian të Futbollit - UEFA Euro 2024 për herë të parë pas katër aplikimeve të njëpasnjëshme.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet në Nion të Zvicrës më datë 27 shtator për të zgjedhur vendin pritës të Euro 2024-s nga dy kandidatët aplikues, Turqia dhe Gjermania.

"Ne shpresojmë të organizojmë Euro 2024-n", tha presidenti i Federatës Turke të Futbollit (TFF), Yildirim Demiroren.

Kreu i TFF-së theksoi gjithashtu vendndodhjen strategjike të Turqisë që lidh kontinentet dhe të rinjtë, së bashku me sistemin e saj modern të transportit, stadiumet dhe investimet sportive.

UEFA konfirmoi gjithashtu se Federata Turke e Futbollit ka investuar shumë resurse në aplikimin e saj për të organizuar turneun më të madh evropian të futbollit.

Si pjesë e aplikimit, Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë do të promovojë destinacionet kyçe turistike të vendit duke përfshirë Stambollin dhe Antalian.

"Shumë stadiume të reja janë ndërtuar në Turqi, ndërsa stadiumet në Gjermani janë të vjetra", tha Ministria e Rinisë dhe Sportit në një deklaratë.

"Vendi është përgatitur mirë", shtoi ajo.

Ndërsa TFF-ja tërhoqi vëmendjen se Gjermania e ka organizuar turneun më herët, por nëse Turqia do ta fitojë të drejtën kësaj radhe, atëherë futbolli evropian do të shtrihet përtej Evropës.

Po ashtu, finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s në vitin 2020 do të luhet në Stadiumin Olimpik "Ataturk" të Stambollit, ku është zhvilluar edhe finalja e famshme e 2005-s ndërmjet Milanit dhe Liverpulit, me britanikët që u rikthyen në pjesën e dytë pas një të pare 3-0 në favor të italianëve dhe triumfit falë 11-metërshave.

Motoja e Turqisë për Euro 2024-n: "Të ndajmë së bashku"

Motoja e Turqisë për UEFA Euro 2024-n është "të ndajmë së bashku", e cila synon t'i afrojë njerëzit më shumë me pasionin e tyre për futbollin, sipas TFF-së.

Faqja zyrtare www.euro2024adayiturkiye.com është lançuar në 15 gjuhë, përfshi këtu turqishten, anglishte dhe frëngjishten, në përpjekje për të ndarë të gjitha detajet rreth kandidaturës me shoqëritë evropiane dhe turke. Faqja e internetit gjithashtu promovon qytetet potenciale në Turqi për turneun.

Dosja e kandidaturës së Turqisë për Kampionatin Evropian të Futbollit 2024 përmban dhjetë stadiume në nëntë qytete.

Këto qytete dhe stadiume janë: Stadiumi Olimpik "Ataturk" dhe Kompleksi Sportiv "Ali Sami Yen"-Stadiumi "Turk Telekom" në Stamboll; Stadiumi i Bashkisë Metropolitane në Bursa; Stadiumi i Antalias; Stadiumi i Ri në Eskişehir; Stadiumi i Gaziantepit; Stadiumi i Bashkisë Metropolitane në Konja; Kompleksi Sportiv "Senol Gunes" në Trabzon; Stadiumi i Ri në Kocaeli dhe Stadiumi i Ri në Ankara.

TFF-ja dorëzoi për herët të parë një deklaratë interesimi për të organizuar EURO 2024-n në mars të vitit 2017. / AA



Lajme të ngjashme