Turqi - Forcat e Armatosura të Turqisë gjatë javës së fundit neutralizuan 54 terroristë të PKK-së

Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të luftës kundër terrorit gjatë javës së fundit kanë neutralizuar 54 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK në mesin e të cilëve edhe një i ashtuquajtur lider i organizatës.

Forcat e Armatosura Turke vazhdojnë me vendosmëri luftën kundër terrorit si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Gjatë operacioneve të zhvilluara mes datave 07 shtator – 13 shtator janë shkatërruar vendstrehimet e organizatës separatiste terroriste PKK/KCK-së brenda dhe jashtë vendit dhe vendkalimet që përdoren nga ana e terroristëve gjatë infiltrimit në vend në rajonet e Sirnak-ut, Siirt-it, Hakkar-it, Diyarbakir-it, Mardin-it dhe në veri të Irakut, ndërsa bëhet e ditur se operacionet po vazhdojnë pa ndërprerë.

Me anë të këtyre operacioneve janë neutralizuar gjithsej 54 terroristë, ku 19 brenda dhe 35 jashtë vendit, në mesin e të cilëve njëri ishte i ashtuquajturi lider i organizatës.

Gjatë këtyre operacioneve janë kapur dhe konfiskuar një numër i madh i armëve të këmbësorisë, 1 mortajë, 1 raketahedhës i tipit RPG-7 dhe një e tipit LAW, si dhe një sasi e konsiderueshme e materialeve që përdoren për prodhimin e mjeteve shpërthyese artizanale.

Lajme të ngjashme