Takim ndërkombëtar në Stamboll për Idlibin

Ankaraja zyrtare vazhdon përpjekjet e saj për të parandaluar sulmet e regjimit të Beshar Esadit në Idlib të Sirisë dhe me këtë qëllim mblidhen sot në Stamboll zyrtarë të lartë nga Rusia, Gjermania dhe Franca...

Takim ndërkombëtar në Stamboll për Idlibin

Turqia vazhdon përpjekjet e saj për të parandaluar sulmet e regjimit të Beshar Esadit në Idlib, provincë në verilindje të Sirisë.

Me këtë synim mblidhen sot në Stamboll edhe zyrtarë të lartë nga Rusia, Gjermania dhe Franca.

Në takimin në fjalë, ku Turqia do të përfaqësohet nga zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës, Ibrahim Kalin, do të merren në shqyrtim rrugët që mund të sjellin një zgjidhje për Idlibin pa e çuar situatën në përleshje të armatosura.

Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të bëhen gjithashtu përgatitjet e samitit të liderëve që planifikohet të realizohet gjatë ditëve në vijim ndërmjet presidentëve Recep Tayyip Erdogan të Turqisë, Vladimir Putin të Rusisë, Emmanuel Macron të Francës dhe Kancelares Angela Merkel të Gjermanisë.

Takimi do të mbahet në Zyrën e Qeverisë në Pallatin Dolmabahçe, pa praninë e mediave.



Lajme të ngjashme