Letër e hapur për “NYT” – Turqia: Është koha që SHBA-ja të vendosë

“Është koha që Uashingtoni të vendosë se kush është aleati i tij i vërtetë në rajon”, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, në një letër të hapur në adresë të gazetës amerikane, “The New York Times”...

Letër e hapur për “NYT” – Turqia: Është koha që SHBA-ja të vendosë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të enjten se fakti që organizata separatiste terroriste, YPG/PKK, vepron në Siri, vetëm disa milje nga kufiri i vendit të tij, nuk mund të justifikohet në asnjë lloj mënyre.

“Është koha që Uashingtoni të vendosë se kush është aleati i tij i vërtetë në rajon”, u shpreh ai në një letër të hapur që mban titullin “Një fatkeqësi po afrohet në Siri”, dërguar në adresë të bordit redaktues të gazetës amerikane, “The New York Times”.

Mevlut Çavusoglu theksoi se artikulli i titulluar “Një fund i egër po afron në Siri”, publikuar nga bordi redaktues i së përditshmes njujorkeze më datë 9 shtator, kishte të drejtë në lidhje me atë që përbënë një rrezik, ndërsa forcat e regjimit të Beshar Esadit nisën një ofensivë të përgjakshme në bastionin e fundit opozitar në Siri.

Duke potencuar se një katastrofë humanitare po afrohet, shefi i diplomacisë turke rikujton se një zyrtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara parashikon që ky operacion “do të shkaktojë humbjet më të mëdha të jetës në shekullit e 21-të” duke mos u lënë mijëra njerëzve asnjë vend ku të shkojnë.

Por – vijon ministri Çavusoglu – ky artikull anashkalon një tjetër zhvillim shqetësues: Aleatët e Esadit në sulm mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportet e fundit tregojnë se YPG-ja, një organizatë separatiste terroriste që vepron në Siri, ka marrë armë dhe ndihma të blera me taksat e paguara nga amerikanët, ka zhvilluar aleancën e saj me Esadit dhe po dërgon trupa si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në korrik (ndërmjet Esadit dhe YPG/PKK-së) për ta ndihmuar atë që të rimarrë Idlibin nga opozitarët.

Sipas tij, kjo aleancë është thelluar edhe më shumë pasi udhëheqësit e lartë të formacionit të ashtuquajtur Forcat Demokratike Siriane (SDF), i cili kryesohet nga YPG-ja, realizuan bisedime formale me regjimin sirian për të siguruar një vend për veten e tyre në Sirinë e re.

“YPG-ja është fraksioni sirian i PKK-së, e cila udhëheq një fushatë terroriste të dhunshme në Turqi prej më shumë se 30 vitesh”, nënvizon ministri Çavusoglu duke rikujtuar se Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur PKK-në një organizatë terroriste.

Shefi i diplomacisë turke e mbyll letrën e tij në adresë të gazetës “The New York Times” me këto fjalë: “Fakti që forcat e YPG-së veprojnë në Siri, vetëm disa milje nga kufiri i Turqisë, nuk mund të justifikohet në asnjë lloj mënyre. Është koha që Uashingtoni të vendosë se kush është aleati i tij i vërtetë në rajon.”



Lajme të ngjashme