Përfaqësuesi i Turqisë në OKB bën thirrje për vendosjen e armëpushimit në Idlib

Përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në OKB, ambasadori Feridun Sinirlioglu gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së bëri thirrje për t'u dhënë fund të gjitha operacioneve ushtarake dhe vendosjen e armëpushimit në rajonin e Idlibit në Siri.

Përfaqësuesi i Turqisë në OKB bën thirrje për vendosjen e armëpushimit në Idlib

Përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), ambasadori Feridun Sinirlioglu gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së bëri thirrje për t'u dhënë fund të gjitha operacioneve ushtarake dhe vendosjen e armëpushimit në rajonin e Idlibit në Siri.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mbajtur me kërkesë të Rusisë, ambasadori Sinirlioglu i informoi anëtarët e Këshillit në lidhje me rezultatet e samitit tresh të mbajtur të premten në Teheran mes Presidentëve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit, respektivisht Presidentëve Recep Tayyip Erdogan, Vladimir Putin dhe Hasan Ruhani.

Sinirlioglu rikujtoi se procesi i Astanës po zhvillohet me qëllim të uljes së dhunës dhe përshpejtimit të procesit politik në Siri, ndërsa shtoi se gjatë samitit të Teheranit tema kryesore ishte çështja e Idlibit.  

Ambasadori turk bëri të ditur se Presidenti Erdogan në Teheran bëri thirrje për vendosjen e armëpushimit dhe përsëriti thirrjen për ndalimin e të gjitha operacioneve ushtarake dhe vendosjen e armëpushimit në Idlib.

“Thirrja jonë për armëpushim përfshin të gjitha operacionet ushtarake dhe Turqia do të vazhdojë të punojë në këtë drejtim. I bëjmë thirrje edhe shoqërisë ndërkombëtare që t'i përkrahin zëshëm këto përpjekje tona”, deklaroi Sinirlioglu.

Në mes tjerash ai paralajmëroi duke thënë se “Padyshim që operacionet ushtarake në Idlib do të shkaktojnë fatkeqësi humanitare, do të nxisë dyndjen e refugjatëve dhe do të formojë rreziqe për sigurinë në Turqi, Evropë dhe më tej”.

Sinirlioglu rikujtoi se Turqia me 3,5 milionë refugjatë sirianë që mirëpret, është vendi i parë në botë që mirëpret më së shumti refugjatë, ndërsa vijoi duke thënë se “Duhet të ballafaqohemi edhe me realitetin se kohë më parë kemi arritur në nivelin më të lartë të kapaciteteve tona”.

Ai shtoi se nuk duhet lejuar që jetët e miliona njerëzve në Idlib të vihen në rrezik dhe vijoi me këto fjalë: “Kjo është detyrë e përbashkët e shoqërisë ndërkombëtare. Sot neve në Idlib nuk na vështrojnë me shqetësim terroristët, por 3,5 milionë civilë, në mesin e të cilëve 1 milionë janë fëmijë. Ne nuk mund ti zhgënjejmë ata”.



Lajme të ngjashme