Ndihmëspresidenti Fuat Oktay vë theksin në marrëdhëniet e mira me Maqedoninë

Ndihmëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Maqedonisë.

Ndihmëspresidenti Fuat Oktay vë theksin në marrëdhëniet e mira me Maqedoninë

Ndihmëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay bëri të ditur se marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Turqisë kanë një vend të veçantë për shkak të lidhjeve historike, kulturore dhe farefisnore.

Ndihmëspresidenti Oktay mori pjesë në pritjen e organizuar në një hotel në Ankara me rastin Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë.

Fuat Oktay u prit nga ambasadori i Maqedonisë në Ankara, Zvonko Mucunski.

Duke vënë në dukje se beson që marrëdhëniet e mira me Maqedoninë në platformat rajonale dhe ndërkombëtare do të vazhdojnë duke u rritur edhe më shumë, Ndihmëspresidenti Oktay tha se Turqia është vendi i parë që ka njohur pavarësinë e Maqedonisë.

Ai tërhoqi vëmendjen se Turqia është vendi i parë që emëroi ambasadorë në Maqedoni pas shpalljes së pavarësisë dhe vijoi me këto fjalë: “Komuniteti maqedonas dhe qytetarët tanë me origjinë nga Maqedonia paraqesin një urë njerëzore mes dy vendeve. Ata japin kontribut të rëndësishëm në politikë, ekonomi dhe kulturën e vendeve tona. Besojmë që bashkëpunimi ynë që zhvillohet mbi baza të forta dhe afërsia mes shoqërive tona do të rritet dhe forcohet me hapa të reja që do të hidhet gjatë periudhës së ardhshme”.

Fuat Oktay shtoi se prej vitit 1992 e këtej nga studimet dhe bursat në Turqi kanë përfituar 1 mijë e 69 studentë nga Maqedonia, ndërsa mbi 1 mijë e 300 studentë nga Turqia kanë përfunduar studimet e tyre në universitetet e Maqedonisë.

Ai gjithashtu tha se rritja e trafikut të turistëve mes dy vendeve kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve kulturore dhe sociale.

Ndihmëspresidenti bëri të ditur se me Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Qendra Kulturore “Yunus Emre”, krahas trashëgimisë së përbashkët historike kanë ndihmuar në ruajtjen dhe restaurimin e veprave historike, të cilat vënë në pah trashëgiminë e pasur kulturore të Maqedonisë.

“Krahas kësaj TIKA me anë të projekteve të ndryshme në shëndetësi, media, arsim, infrastrukturë, trajnim profesional, prodhim dhe transport ka kontribuar në zhvillimin e Maqedonisë mike”, bëri të ditur Oktay.

Krahas Ndimëspresidentit, Fuat Oktay në pritje ishin të pranishëm edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Faruk Kaymakçi, zëvendësshefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjenerallejtënant, Metin Gurak si dhe përfaqësues të shumtë të misioneve diplomatike të vendeve të ndryshme.

Ndërkaq ambasadori i Maqedonisë, Zvonko Mucunski në fjalën e tij të mbajtur gjatë pritjes të organizuar me rastin e përvjetorit të 27-të të pavarësisë së Maqedonisë dhe përvjetorit të 26-të të themelimit të Ushtrisë së Maqedonisë, tha se marrëdhëniet e forta dypalëshme mes Turqisë dhe Maqedonisë bazohen në mirëkuptim dhe besim reciprok, ndërsa shtoi se gjatë këtyre 27 vjetëve të dy vendet vazhdimisht përkrahën njëra-tjetrën.

Duke vënë në dukje se Maqedonia dhe Turqia kanë zhvilluar marrëdhëniet mes tyre dhe se ato paraqesin shembull në shumë fusha duke filluar nga historia e deri tek kultura, nga politika e deri tek ekonomia, ambasadori Mucunski tha: “Nuk duhet të neglizhohen marrëdhëniet e mira të ndërthurura mes Turqisë mike dhe Maqedonisë”, ndërsa shtoi se të dy vendet janë aleate të besueshme të ndërsjella në shumë fusha.

“Turqia deri më sot ka qenë përkrahësja më e fortë dhe më e hapur për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”, shtoi Mucunski.

Ambasadori i Maqedonisë në Ankara gjithashtu tërhoqi vëmendjen se Turqia është njëra prej partnereve të rëndësishme të vendit të tij në tregtinë e jashtme dhe bëri të ditur se “Shpresojnë të arrijmë në objektivin tonë të përbashkët që deri në vitin 2020 të rrisim vëllimin tregtarë në 1 miliardë dollarë”.

Mucunski shtoi se komuniteti turk në Maqedoni dhe diaspora maqedonase në Turqi kanë luajtur rol të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se kjo është një urë e fortë, e cila kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 



Lajme të ngjashme