MPJ e Turqisë - Procesi i formimit të Komitetit Kushtetues në Siri do të vazhdojë në nivelin teknik

Turqia njoftoi se procesi i formimit të Komitetit Kushtetues për Sirinë do të vazhdojë me bisedime në nivelin teknik mes vendeve garantuese të procesit të Astanës.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se kryetarët e delegacioneve të vendeve garantuese të procesit të Astanës, gjegjësisht të Turqisë, Rusisë dhe Iranit, më datat 10-11 shtator zhvilluan takime në Gjenevë me Përfaqësuesin Special të Sekretari të Përgjithshëm të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

“Gjatë takimit u bisedua në lidhje me formimin dhe rregullat procedurale të Komitetit Kushtetues, i cili paraqet një fazë të rëndësishme në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e zgjidhjes me rrugë politike krizës në Siri. Në këtë kontekst është arritur në konsensus në lidhje me parimin për listat e propozuara nga ana e regjimit dhe opozitarëve dhe u bisedua në lidhje me formimin e grupit të shoqërisë civile, i cili është i treti nga grupet që do të përbëjnë këtë Komitet. Procesi do të vazhdojë në nivelin teknik mes garantuesve të Astanës”, u tha mes tjerash në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.

Lajme të ngjashme