Anglia për çështjen e Idlibit: Bashkohemi plotësisht me Presidentin Erdoan

Përfaqësuesja e Përhershme e Anglisë në OKB, Karen Pierce duke iu referuar artikullit të Presidentit Erdoan për gazetën Wall Street Journal në lidhje me rajonin Idlib të Sirisë u shpreh duke thënë: “Bashkohemi plotësisht me Presidentin Erdoan".

Anglia për çështjen e Idlibit: Bashkohemi plotësisht me Presidentin Erdoan

Përfaqësuesja e Përhershme e Anglisë në OKB, Karen Pierce duke iu referuar artikullit të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për gazetën "Wall Street Journal" në lidhje me rajonin Idlib të Sirisë u shpreh duke thënë: “Bashkohemi plotësisht me Presidentin Erdoan”.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me kërkesë të Rusisë, u mblodh për të shqyrtuar rezultatet e samitit të zhvilluar ditën e premte në Teheran ndërmjet Presidentit Rexhep Tajip Erdoan, Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidentit të Iranit, Hasan Ruhani si dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit në Idlib.

Përfaqësuesja e Përhershme e Anglisë në OKB, Karen Pierce, në fjalimin e mbajtur në këshill u shpreh duke thënë: “Duhet të bëjmë një zgjidhje ndërmjet sulmeve të regjimit të Esadit dhe Rusisë në Idlib dhe luftës së Turqisë kundër terroristëve duke i veçuar ata. Turqia ka një plan për Idlibin; ‘ndërkohë që opozitarët luftojnë kundër terroristëve, regjimi nuk do t’i sulmojë ata’. Kjo është ajo për të cilën duhet të debatojë Këshilli”.

Ndërsa duke iu referuar artikullit të Presidentit Erdoan për Wall Street Journal në lidhje me Idlibin, ajo tha: “Bashkohemi plotësisht me Presidentin Erdoan”.

 

Edhe përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley bëri të ditur se Rusia dhe regjimi i Esadit përdorin bomba fuçi dhe raketa në sulmet në Siri dhe marrin në objektivë spitalet.

“Ata bëjnë sulme me goditje të dyfishta të pamëshirshme: forcat e regjimit sulmojnë një rajon dhe pasi presin ata që vijnë për të ndërhyrë për të ndihmuar, godasin përsëri. Ky nuk është një veprim profesional ushtarak, por është një taktikë e pështirë terroristi” tha Haley.

Ajo tha gjithashtu se Rusia duhet ti japë fund harxhimit të kohës në lidhje me paqen në Siri dhe shtoi: “Rusia dhe Irani kishin çdo lloj rasti për të treguar besueshmërinë e tyre si aktorë konstruktivë në Siri, por çfarë ndodhi me këto raste? Ata shkelën në mënyrë qesharake dhe sistematike marrëveshjen e ashtuquajtur ‘zonë e çtensionimit”, për të cilën kishin rënë vetë dakord”.

Haley theksoi se Rusia ka forcën për të ndaluar fatkeqësinë në Idlib dhe shtoi: “Në Idlib çdo lloj sulmi do të rrisë tensionin. Nëse Esadi, Rusia dhe Irani vazhdojnë në këtë rrugë atëherë rezultatet do të jenë të tmerrshme dhe bota do ti mbajë ata përgjegjës për këtë”.

 


Lajme të ngjashme