Turqia reagon ndaj mbylljes së zyrës së OÇP-së në ShBA

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy në reagimin e tij me shkrim ka thënë se vendimi tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) e kanë humbur paanshmërinë e tyre në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Turqia reagon ndaj mbylljes së zyrës së OÇP-së në ShBA

Turqia ka reaguar ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të mbyllur misionin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) në Uashington.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy në reagimin e tij ka thënë se vendimi tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) e kanë humbur paanshmërinë e tyre në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi Aksoy i dha përgjigje me shkrim një pyetjeje lidhur me mbylljen e zyrës përfaqësuese të OÇP-së në Uashington.

Vendimi i ShBA-së është shqetësues,- shkruan Aksoy në përgjigjen e tij, duke shtuar se një vendim i tillë nuk do ti shërbente asnjë qëllimi tjetër, përveçse inkurajimit të përpjekjeve në drejtim të shkatërrimit të vizionit për zgjidhjen me dy shtete.

“Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit palestinez në kauzën e drejtë të tij dhe të mbështesë përpjekjet ndërkombëtare për ti gjetur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme çështjes palestineze”, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Aksoy.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në një komunikatë me shkrim kishte njoftuar vendimin e qeverisë për mbylljen e zyrës së OÇP-së në Uashington.

“Në kontekstin e shqetësimeve të Kongresit, administrata (Trump) në këtë pikë ka marrë vendim për ta mbyllur zyrën e Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Uashington”, thotë Nauert në komunikatën e saj me shkrim.

 


Lajme të ngjashme