Turqia mallkoi sulmin terrorist të ndërmarrë në Mogadisho të Somalisë

Turqia mallkoi sulmin terrorist me autobombë të ndërmarrë dje në kryeqytetin Mogadisho të Somalisë ndaj godinës së administratës rajonale.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se është mësuar me pikëllim për sulmin terrorist të ndërmarrë me autobombë në të cilin kanë humbur jetën dhe janë plagosur një numër i madh i njerëzve.

“Ne e dënojmë me forcë këtë sulm të pabesë që synon të minojë stabilitetin e Somalisë. Kërkojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën e tyre dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve, ndërsa qeverisë dhe popullit të Somalisë u shprehim ngushëllimet tona për viktimat e këtij sulmi”, thuhet në komunikatë.

Sipas përcaktimeve të para në sulmin e djeshëm terrorist të ndërmarrë me autobombë ndaj godinës së administratës rajonale në kryeqytetin Mogadisho kanë humbur jetën të paktën 6 dhe janë plagosur 16 persona.

Lajme të ngjashme