Turqia dënoi sulmin e djeshëm terrorist në Libi

Turqia dënoi sulmin terrorist ndaj Korporatës Kombëtare të Naftës së Libisë në Tripoli, kryeqytetin e Libisë.

Turqia dënoi sulmin e djeshëm terrorist në Libi

Turqia dënoi sulmin terrorist ndaj Korporatës Kombëtare të Naftës së Libisë në Tripoli, kryeqytetin e Libisë.

“Dënojmë fuqishëm sulmin terrorist ndaj një institucioni, që ka një rëndësi kyçe në aspektin e stabilitetit dhe mirëqenies së Libisë” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në deklaratën, ku bëhet e ditur se është mësuar me hidhërim sulmi terrorist, i cili shkaktoi të vrarë dhe të plagosur, i jepet vend vlerësimit ku thuhet: “Kërkojmë rahmet nga Allahu për ata që humbën jetën, i shprehim ngushëllimet tona qeverisë dhe popullit vëlla të Libisë dhe i urojmë shërim të shpejtë personave që mbetën të plagosur”.

Në sulmin e djeshëm të armatosur ndaj Korporatës Kombëtare të Naftës së Libisë në Tripoli, kryeqytetin e Libisë u vranë 2 forca të sigurisë dhe u plagosën 10 persona të tjerë.



Lajme të ngjashme