Princesha e Japonisë takohet me Kryeparlamentarin Yildirim dhe ministrin Çavusoglu

Princesha e Japonisë, Akiko Mikasanomiya zhvilloi takime në kryeqytetin Ankara.

akiko miksanomiya-cavusoglu.jpg
akiko miksanomiya-tirnak bayraklar.jpg

Princesha e Japonisë, Akiko Mikasanomiya zhvilloi takime në kryeqytetin Ankara.

Ajo u prit nga Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Binali Jëlldërëm (Binali Yılıdırım).

Pritja e realizuar në rezidencën zyrtare u zhvillua pa praninë e medias.

Princesha japoneze u takua edhe me ministrin e Punëve të Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Në takimin e realizuar në Rezidencën Zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtëme, princesha tërhoqi vëmendjen me flamurët turk dhe japonezë të vizatuar mbi manikyrin në thonjtë e duarve.  

Pas filmimit në fillim të takimit, biseda vazhdoi pa praninë e medias.

Princesha Akiko, para takimit me ministrin Çavushollu, bëri disa vizita në Ankara.  

Ajo i filloi vizitat në Ankara me Mauzoleun e Ataturkut. Princesha vendosi kurorë me lule në Anëtkabir, ku gjendet varri i themeluesit të Republikës së Turqisë, mbajti qëndrim nderi dhe duke kaluar në Kullën Paktit Nacional, shënoi fletoren e posaçme të Anëtkabirit.

Para se të vinte në Ankara, ajo u prit në Pallatin Mabeyn në Stamboll nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe më pas shkoi në qytetin e Kërshehirit (Kırşehir) ku vizitoi dhe inspektojë punimet e gërmimit në Kalehëjyk (Kalehöyük) në qytetin e Kërshehirit (Kırşehir). Ajo vizitoi gjithashtu edhe Institutin Japonez të Arkeologjisë së Anadollit, Kopshtin Japonez dhe Muzeun Arkeologjik të Kalehëjykut.  

Vizita e Princeshës së Japonisë në Turqi do të vazhdojë deri më 14 shtator.

 


Lajme të ngjashme