Kalin: Sulmi ndaj Idlibit do të hidhte në erë proceset politike të deritanishme

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, deklaroi të martën në mbrëmje se një sulm ndaj provincës Idlib të Sirisë do të hidhte në erë proceset politike që vijojnë deri më tani, duke shkaktuar një krizë serioze besimi...

Kalin: Sulmi ndaj Idlibit do të hidhte në erë proceset politike të deritanishme

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë, Ibrahim Kalin, deklaroi të martën në mbrëmje se një sulm ndaj provincës Idlib të Sirisë do të hidhte në erë proceset politike që vijojnë deri më tani, duke shkaktuar një krizë serioze besimi.

Ibrahim Kalin iu përgjigj interesit të gazetarëve pas takimit të kabinetit qeveritar.

 

Ai u bëri thirrje opinionit publik botëror, vendeve perëndimore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të rajonit që të ndalin një sulm të mundshëm ndaj Idlibit duke vepruar në mënyrë të koordinuar.

“Mbi të gjitha, një sulm ndaj Idlibit do të hidhte në erë proceset politike që vijojnë deri më tani, duke shkaktuar një krizë serioze besimi. Ne presim që të gjitha palët e interesit të problemit sirian të mbajnë gjatë ditëve në vijim një qëndrim, i cili do të ofronte kontribut konstruktiv. Ne shpresojmë të arrihet konsensusi mbi një zgjidhje politike, e cila do të eliminonte të gjitha ngërçet në lidhje me Idlibin”, tha zëdhënësi Kalin mes të tjerash.



Lajme të ngjashme