Erdogan: Bota duhet të ndalë Esadin

Presidenti Erdogan i bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit në provincën veriperëndimore Idlib dhe qëndrimit të Turqisë në lidhje me këtë çështje në një artikull që ai shkroi për gazetën “Wall Street Journal” të SHBA-së.

Erdogan: Bota duhet të ndalë Esadin

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se sulmi i regjimit sirian ndaj Idlibit do të krijojë rreziqe serioze humanitare dhe të sigurisë për Turqinë, pjesën tjetër të Evropës dhe më gjerë.

Presidenti Erdogan i bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit në provincën veriperëndimore Idlib dhe qëndrimit të Turqisë në lidhje me këtë çështje në një artikull me titull "Bota duhet të ndalë Esadin", që ai shkroi për gazetën “Wall Street Journal” të SHBA-së.

Në artikullin e tij Presidenti Erdogan shkruan se “Të gjithë anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare duhet të kuptojnë përgjegjësitë e tyre mbi sulmin ndaj Idlibit. Pasojat e mosveprimit janë të mëdha, ne nuk mund ta lëmë popullin sirianë në mëshirë të Beshar Esadit".

Kreu i shtetit turk në artikullin e tij tërhoqi vëmendjen se Turqia në lidhje me çështjen e Idlibit ka bërë më të mirën e saj, ndërsa shtoi se janë të qarta veprat që regjimi i Esadit ka kryer në Siri në këto 7 vitet e fundit.

Duke tërhequr vëmendjen në sulmin që afron të regjimit të Esadit ndaj Idlibit, Presidenti Erdogan tha: “Qëllimi i sulmit të regjimit ndaj Idlibit nuk është një luftë e vërtetë dhe efikase kundër terrorit, por asgjësimi i opozitës pa dallim”.

"Idlibi është dalja e fundit. Nëse bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Evropën dhe SHBA-në, nuk arrin të ndërmarrë veprime tani, jo vetëm sirianët e pafajshëm, por e gjithë bota do të paguajnë një kosto të lartë. Turqia me qëllim të parandalimit të masakrës në vendin fqinj ka bërë atë që është e mundur me të gjitha forcat e saj”, vlerësoi Erdogan.

Duke vënë në dukje se Turqia shfaqi një përkushtim të madh me mikpritjen e më shumë se 3,5 milionë refugjatëve sirianë, Presidenti tha: “Gjatë kësaj kohe Turqia ishte në objektiv të organizatave terroriste, të cilat ishin aktive në vendet fqinje. Bëhet fjalë për organizatat terroriste DAESH dhe PKK. Qëndrimin tonë të vendosur nuk e lëkundi as kostoja e madhe e ndihmave humanitare e as shqetësimet për siguri”.

Në lidhje me çështjen e Idlibit ai iu drejtua edhe ShBA-së dhe i bëri thirrje edhe Moskës dhe Teheranit.

“ShBA-ja, e cila është e përqendruar në sulmet me armë kimike, duhet të refuzojë mbikëqyrjen arbitrare hierarkike midis vdekjeve. Armët konvencionale janë përgjegjëse për më shumë vdekje, por përgjegjësia për të ndalur masakrën në vendin fqinj nuk është vetëm detyrim i perëndimit, por edhe partnerët e Turqisë në procesin e paqes në Astana - Rusia dhe Irani - janë gjithashtu përgjegjës për parandalimin e një ‘fatkeqësie humanitare’", theksoi Erdogan.

Në mes tjerash Presidenti Erdogan në artikullin e tij shkruan se “Regjimi i Esadit përpiqet që sulmet e tij ti justifikojë me luftën kundër terrorit. Mos bëni gabime në këtë drejtim. Asnjë vend nuk meriton të vlerësohet më shumë se Turqia në çështjen e luftës kundër terrorit. Zgjidhja e Beshar Esadit është e gabuar. Njerëzit e pafajshëm nuk duhet të sakrifikohen në emër të luftës kundër terrorit. Kjo vetëm do të krijojë mundësi të reja për ekstremizëm dhe terrorizëm. Dalja në skenë e DAESH-it është rezultat e jo pasojë e atyre që po jetohen në Siri”.

Duke tërhequr vëmendjen se organizatat terroriste si Heyet Tahrir esh-Sham janë aktive në pjesë të caktuara të Idlibit dhe se këto elemente përbëjnë vetëm një pjesë të banorëve të këtij rajoni, Presidenti Erdogan tha se gjatë luftës kundër terrorit mund të sigurohet që të mos dëmtohen civilët dhe kjo mund të tregohet me shembuj të luftës së Turqisë kundër organizatave terroriste DAESH dhe PKK.



Lajme të ngjashme