• Video galeri

Çavusoglu: Të ndalin sulmet në Idlib, të luftojmë bashkë kundër grupeve terroriste

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha: “Të ndalin sulmet në Idlib. Të luftojmë bashkë kundër grupeve terroriste”.

Çavusoglu: Të ndalin sulmet në Idlib, të luftojmë bashkë kundër grupeve terroriste

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha: “Të ndalin sulmet në Idlib. Të luftojmë bashkë kundër grupeve terroriste”.

Ministri Çavushollu theksoi se gjendja në Siri i intereson të gjithëve dhe janë duke punuar me të gjitha vendet që kanë të njëjtin mendim.

Pas mbledhjes së Ministrave të Punëve të Jashtëme të Turqisë-Rumanisë-Polonisë, Ministri Çavushollu doli në një konferencë të përbashkët shtypi me  Ministrin e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Teodor Melescanu dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Jacek Czaputowicz.

 

Ai bëri të ditur se krahas regjimit të Sirisë edhe Rusia vazhdon sulmet në Idlib.

“Propozimi ynë është i hapur. Të ndalin sulmet në Idlib. Të punojmë së bashku për ti dhënë fund ekzistencës së grupeve terroriste” tha Çavushollu.

“Edhe nëse nuk arrijnë një përparim serioz në sigurimin e “një zgjidhjeje politike”, që është një zgjidhje e mirë në Siri, regjimi dhe mbështetësit e tij besojnë në zgjidhjen ushtarake. Edhe pse kemi bërë përpjekje serioze në Astana dhe Soçi, edhe pse jemi takuar në Teheran për të parandaluar masakrën, sulmet e regjimit vazhdojnë ende” u shpreh Ministri Çavushollu.

“Përse duhen vrarë kaq shumë civilë, mijëra gra e fëmijë? tha shefi i diplomacisë turke duke nënvizuar se në këtë çështje duhet të hidhet një hap i përbashkët.



Lajme të ngjashme