Çavushollu në Bukuresht për mbledhjen treshe, Turqi-Rumani-Poloni

Ministri i Punëve të Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u prit në takim nga ana e Presidentit të Rumanisë, Klaus Werner Iohannis.

Çavushollu në Bukuresht për mbledhjen treshe, Turqi-Rumani-Poloni

Ministri i Punëve të Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u prit në takim nga ana e Presidentit të Rumanisë, Klaus Werner Iohannis.  

Çavushollu zhvilloi takime të ndryshme në Rumani, ku ndodhet për të marrë pjesë në Mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të Turqisë-Rumanisë-Polonisë.

Çavushollu i filloi takimet në Rumani në Pallatin e Parlamentit, ku u takua me Kryetarin e Kuvendit të Përfaqësuesve të këtij vendi, Liviu Dragnea.

Më pas ai u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Teodor Melescanu dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Jacek Czaputowicz dhe u prit në Pallatin Cotroceni nga ana e Presidentit të Rumanisë, Klaus Werner Iohannis.  

Në takim krahas marrëdhënieve dypalëshe u shqyrtuan edhe kryetitujt e temave të mbledhjes së katër që do të zhvillohet për temat politike dhe ushtarake ndërmjet Ministrave të Jashtëm të Turqisë-Rumanisë-Polonisë.

Në mbledhjen e sipërpërmendur, që do të zhvillohet sot në Bukuresht planifikohet të vlerësohen vendimet e Samitit të NATO-s në Bruksel, i zhvilluar në muajin korrik dhe shkëmbehen mendime në lidhje me testimet aktuale të sigurisë në hapësirën gjeografike Evropë-Atlantik.  



Lajme të ngjashme