Pakdemirli në Sudan: Vëllimi tregtar duhet të arrijë në 10 miliardë dollarë

Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli tha se shifra që synohet në vëllimin tregtar ndërmjet Turqisë dhe Sudanit, është 10 miliardë dollarë.

Pakdemirli në Sudan: Vëllimi tregtar duhet të arrijë në 10 miliardë dollarë

Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli tha se shifra që synohet në vëllimin tregtar ndërmjet Turqisë dhe Sudanit, është 10 miliardë dollarë.

Ministri Pakdemirli, në fjalimin e mbajtur në Forumin Ekonomik Sudan-Turqi, tërhoqi vëmendjen se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve po përparon çdo ditë e më shumë.

Edhe Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve të Sudanit, Abdullah Sylejman në fjalimin e tij nënvizoi se dëshirojnë të punojnë me turqit dhe vijoi me fjalët: “Sudani zotëron fusha të gjera dhe pret që dikush të vijë dhe ti punojë ato. Toka është në Sudan por teknologjia është në Turqi”.

Një fjalim në forum mbajti edhe Zëvendësministri i Tregtisë së Turqisë, Fatih Metin.

“Turqia e sheh Sudanin si një portë që hapet në Afrikë” tha Ai.

Nga ana tjetër Ministri Bakir Pakdemirli, në deklaratën e bërë gjatë vizitës në ambientin e një biznesi në Sudan, tërhoqi vëmendje se për të siguruar kërkesën e ushqimit, shumë vende si Anglia, Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Franca kanë marrë me qira fusha bujqësore në Afrikë.

“Edhe ne mundohemi të bëjmë të njëjtën gjë në Sudan. Ne filluan edhe mbjelljen me kontratë. Faktikisht kemi zhvillime shumë të mira me pambukun. Me këtë vizitë dhe me vizita të tjera në ditët në vijim do të zgjerojmë bashkëpunimin bujqësor reciproke në mënyrë  të shpejtë. Ne kemi ardhur këtu me një delegacion të gjerë dhe bashkë me ne kanë ardhur edhe rreth 40 biznesmenë. Të gjithë po shohin mundësitë dhe aftësitë që zotëron ky vend. Së shpejti do të vihemi në veprim” tha Ai.

Pas prezantimit nga ana e autoriteteve të biznesit në fjalë, Ministri Pakdemirli inspektoi produktet e prezantuara dhe theksoi se mund të rritet kuota prej 5 mijë ton banane që eksportohen në Turqi.

Pas takimit Ministrit Pakdemirlit iu dha një plaket nga ana e autoriteteve të biznesit.

Më pas Pakdemirli së bashku me ambasadorin e Turqisë në Hartum, Irfan Nezirollu (İrfan Neziroğlu) vizituan Qendrën e Arsimit Profesional dhe Teknik Turk në Sudan.

 

 


Lajme të ngjashme