Ministrja turke e tregtisë për takime të rëndësishme në Angli dhe Argjentinë

Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekxhan (Pekcan) në datën 11 shtator do të shkojë në Angli ndërsa në 14 shtator do të shkojë në Argjentinë.

Ministrja turke e tregtisë për takime të rëndësishme në Angli dhe Argjentinë

Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekxhan (Pekcan) në datën 11 shtator do të shkojë në Angli ndërsa në 14 shtator do të shkojë në Argjentinë.

Pekcan do të shkojë në Londër për të marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit të Përzierë Ekonomik dhe Tregtar Turqi-Angli (JETCO), që do të zhvillohet për herë të parë pas ndarjes së kësaj të fundit nga Bashkimi Evropian.   

Në mbledhje do të shqyrtohen tema të ndryshme si tregtia dhe marrëdhëniet e investimit, mundësitë e hyrjes në treg, shërbimet në fushën e kontraktimit dhe konsulencë teknike dhe shërbimet financiare.

Në mbledhjen, ku do të shqyrtohen edhe çështjet e vizës dhe turizmit si dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë, do të vlerësohen edhe punimet e përbashkëta, që mund të bëhen në çështjet e shkencës dhe inovacionit.  

Gjithashtu në mbledhjen në fjalë priten të shqyrtohen në mënyrë të detajuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në kuadër të një marrëveshjeje të re për tregtinë e lirë me Anglinë pas Brexit.

Ministrja turke në Londër do të takohet me sipërmarrëset më të njohura të Anglisë dhe planifikohet të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës Tregtare Turke në Londër.      

Ajo do të marrë pjesë gjithashtu edhe në ceremoninë e hapjes së Forumit të Biznesit Turqi-Angli së bashku me Ministrin e Tregtisë Ndërkombëtare të Anglisë.

Ministrja Pekxhan më pas do të kalojë në Argjentinë për të marrë pjesë në Mbledhjen e Ministrave të Tregtisë dhe Investimit të G-20, që do të zhvillohet në këtë vend më 14 shtator.



Lajme të ngjashme