Koment – Periudhë e re në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë

Vlerësimi i Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara...

Koment – Periudhë e re në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë

Koment – Periudhë e re në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë

*Can ACUN

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë u përmirësuan sërish pas krizës së avionit që u jetua në vitin 2015. Marrëdhëniet politike, diplomatike, ushtarake dhe ekonomike kanë shënuar një zhvillim të shpejtë. Njëra prej faktorëve të rëndësishme që ndikuan në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve janë edhe marrëdhëniet personale mes liderëve të dy vendeve, bashkëpunimi i bazuar në interesa të përbashkëta dhe shqetësimi nga qasja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që po jetohet kohëve të fundit. Edhe pse bashkëpunimi mes dy vendeve është zhvilluar mund të themi se dallimet në opinione mes dy vendeve për çështje të ndryshme po vazhdon ende.

Duke vënë në dukje se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë vijnë duke u zhvilluar çdo ditë e më shumë, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se “Marrëdhëniet tona me Turqinë edhe po thellohen edhe po pasurohen nga përmbajtja e tyre”. Në këtë mënyrë Presidenti Putin me disa fjalë i bëri një përmbledhje marrëdhënieve mes dy vendeve. Zhvillimi i marrëdhënieve posaçërisht në fushat e energjisë dhe ekonomisë janë të rëndësisë së veçantë. Edhe deklarata e ish-ministrit të Financave të Rusisë, Zadornov se “Rusia ka marrëdhënie të rëndësishme ekonomike me Turqinë, e cila është në mesin e 10 partnerëve më të mëdhenj tregtar të Rusisë”, është mjaftë e rëndësishme. Kështu që sipas të dhënave të Shërbimit Federal të Doganave të Rusisë rritja e vëllimit tregtar të Turqisë me Rusinë për 37 për qind gjatë gjysmës së parë të  këtij viti dhe arritja në 13,3 miliardë dollarë u bë shkak që Turqia të arrijë në nivelin e partnerit të 4-të më të madh tregtar të Rusisë. Edhe vizita e turistëve rusë në Turqi në të njëjtën kohë ka rëndësi të madhe nga aspekti i marrëdhënieve dypalëshe. Kështu që ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu tha se rritja e numrit të turistëve rusë që vizitojnë Turqinë është e kënaqshme, ndërsa shtoi se deri në fund të vitit ky numër do të dalë në 6 milionë turistë.

Mes dy vendeve po zhvillohen edhe dy projekte të rëndësishme si ajo e centralit bërthamor Akkuyu dhe projekti i tubacionit gazsjellës Rrjedha Turke. Centrali bërthamor do të plotësojë 10 për qind të nevojave të Turqisë për energji elektrike dhe do të sigurojë energji për ekonominë turke në rritje. Në mënyrë të njëjtë edhe projekti i tubacionit Rrjedha Turke do të sigurojnë një pjesë të rëndësishme të nevojave të Turqisë për energji. Planifikohet që tubacioni në fazën e dytë të shtrihet drejt vendeve të rajonit të Ballkanit. Në këtë mënyrë do të hidhet një hap i rëndësishëm për planifikimin strategjik në drejtim të bërjes së Turqisë qendër e tranzicionit të energjisë.

Krahas bashkëpunimit ekonomik, mes Rusisë dhe Turqisë është duke u rritur edhe bashkëpunimi në fushën ushtarake. Posaçërisht blerja e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia dhe dorëzimi i tyre gjatë vitit të ardhshëm bënë që këto marrëdhënie të thellohen edhe më shumë. Në këtë kontekst Viktor Kladov, Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Politikave Rajonale i kompanisë ruse të industrisë së mbrojtjes “Rosteh”, ka thënë se “Marrëveshja për sistemet S-400 është një hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushën ushtarako-teknike. Nuk shohë ndonjë pengesë për të zhvilluar bashkëpunimin tonë edhe në fusha tjera”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara nga zhvillimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë. Për shkak të blerjes së sistemeve S-400 nga Rusia zyrtarët amerikanë kërcënojnë Turqinë me ndalimin e shitjes së avionëve F-35, në projektin e së cilës Turqia është njëra prej partnerëve. Deklarata e ministrit të  Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu se blerja e sistemeve S-400 nuk është çështje e përzgjedhjes, por një nevojë për Turqinë, është mjaftë e rëndësishme. Vendet anëtare të NATO-s krahas kërkesës së Turqisë nuk duan ti shesin sisteme të mbrojtjes ajrore. Në të njëjtën mënyrë edhe krizat e FETO-s, PKK/YPG-së dhe priftit Brunson që po jetohen mes Turqisë dhe ShBA-së shkaktuan tensionimin e marrëdhënieve mes dy vendeve aleate të NATO-s. Gjithashtu edhe vendimi i Presidentit të ShBA-së, Donald Trump për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet mes dy vendeve. Deklarata e ministrit Çavusoglu e bërë në Moskë se “Marrëdhëniet e mira mes Rusisë dhe Turqisë shkaktojnë zili tek disa vende” duhet të kuptohet në këtë drejtim. Megjithatë edhe pse marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë po zhvillohen në drejtim pozitiv, mes tyre po vazhdojnë edhe mosmarrëveshjet e mëdha. Posaçërisht në çështjen e Sirisë, Turqia dhe Rusia bashkëveprojnë në kuadër të procesit të Astanës, por në qasje bazë ata janë në një pozicion të kundërt me njëri-tjetrin. Në rast se Rusia lejon dhe mbështet regjimin e Esadit në sulmin ndaj Idlibit, Turqia do të jetojë një krizë serioze të refugjatëve, ndërsa marrëdhëniet dypalëshe do të dëmtohen. Turqia në mënyrë të ngjashme del kundër aneksimit të Krimes nga ana e Rusisë dhe kundër politikave që po zbatohen ndaj turqve krimean. Ajo gjithashtu është duke e zhvilluar bashkëpunimin me Ukrainën në shumë fusha përfshirë edhe atë në fushën e industrisë së mbrojtjes. Turqia nuk përkrahë politikat e Rusisë në Ukrainë. Së fundmi sado të zhvillohen marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë, nuk duhet harruar se Turqia është një vend anëtare e NATO-s.

*Ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA).



Lajme të ngjashme