Një delegacion i Kongresit amerikan vizitoi Turqinë

Një delegacion amerikan me kongresmenë dhe zyrtarë nga Departamenti i Mbrojtjes (Pentagon) gjatë qëndrimit në Ankara realizoi kontakte në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare.

Një delegacion i Kongresit amerikan vizitoi Turqinë

Një delegacion i Kongresit amerikan zhvilloi kontakte në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Siç bëjnë të ditur burimet diplomatike, delegacioni amerikan, i përbërë nga 3 kongresmenët Michael Turner, John Garamendi, Tom Marion dhe ndihmëssekretari i Departamentit të Mbrojtjes (Pentagon), Robert Hood si dhe stafi i Dhomës së Përfaqësuesve (të Kongresit amerikan), pati kontakte në ministritë e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes Kombëtare.

Gjithashtu gjatë qëndrimit në Ankara kongresmenët amerikanë realizuan takime edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, David Hoobs dhe në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), si dhe bënë një vizitë në TAI (Industria Turke e Aviacionit dhe Aeronautikës), kjo e fundit në kuadër të programit për prodhimin e avionit të përbashkët F-35.

Programin në Turqi delegacioni amerikan e përfundoi me vizitat në Komandën e NATO-s në Izmir (LANDCOM) si dhe në bazën ajrore në Incirlik.



Lajme të ngjashme