Kryeparlamentari Yildirim: Çdo kërcënim imperialist do të zmbrapset me frymën kombëtare

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Yildirim publikoi mesazhin e tij me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit.

Kryeparlamentari Yildirim në mesazhin e tij rikujtoi luftën ekonomike të Turqisë dhe tha se “Çdo lojë e pistë që luhet ndaj vendit tonë do të prishet ashtu si në të kaluarën”.

Në mesazhin e tij Yildirim shkruan se çdo kërcënim imperialist do të zmbrapset me frymën kombëtare, ndërsa shtoi se do të pësojnë të gjithë ata që duan ta shkatërrojnë pavarësinë e vendit.

Yildirim vijoi duke thënë se “Garanca jonë më e madhe është populli ynë, i cili në kohëra të vështira i del për zot atdheut me një përgjegjësi të lartë”.

Në mes tjerash Yildirim thotë se “Arritjet tona me sistemin e qeverisjes presidenciale do të na afrojnë edhe më shumë drejtë objektivave tona për të ardhmen”.

Ai shtoi se punimet e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë për të përforcuar demokracinë do të vazhdojnë në mënyrë efektive dhe me vendosmëri.

Lajme të ngjashme