Gjermania kritikon SHBA-në për sanksionet ndaj Turqisë, Ankaraja e falënderon

Ministri turk i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ka falënderuar të hënën ministrin gjerman të Ekonomisë dhe Burimeve Energjetike, Peter Altmaier, për kritikat e tij në drejtim të vendimeve të SHBA-së për të sanksionuar Turqinë...

Gjermania kritikon SHBA-në për sanksionet ndaj Turqisë, Ankaraja e falënderon

Ministri turk i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ka falënderuar të hënën ministrin gjerman të Ekonomisë dhe Burimeve Energjetike, Peter Altmaier, për kritikat e tij në drejtim të vendimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sanksionuar Turqinë.

“I jam mirënjohës zotit Peter Altmaier për fjalët e tij kundër aksioneve të fundit të SHBA-së ndaj Turqisë. Politikanët që veprojnë me vullnet të mirë dhe mbrojnë diplomacinë, do të përforcojnë besimin e popullit turk në marrëdhëniet tona me Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian”, deklaroi Berat Albayrak përmes një mesazhi në anglisht nga media sociale.

Në një vlerësim rreth Turqisë, ministri i Ekonomisë dhe Burimeve Energjetike të Gjermanisë, Peter Altmaier, pati thënë se “Turqia nënkupton siguri dhe besueshmëri në Evropë”.

“Ne bashkëpunojmë në mënyrë të përkryer me Ankaranë për çështjen e emigracionit”, pati shtuar ai.

Shefi i ekonomisë gjermane pati theksuar gjithashtu se vendi i tij aspiron të përparojë marrëdhëniet ekonomike me një shtet si Turqia, e cila ka mbi 80 milionë banorë dhe është aleate e NATO-s.

Duke argumentuar se aplikimet e tarifave doganore shtesë për Kinën dhe Turqinë nga Presidenti amerikan, Donald Trump, mund të dëmtojnë jo pak ekonominë botërore, ministri Altmaier pati komentuar se “kjo luftë tregtare ngadalëson, shemb rritjen ekonomike dhe shkakton pasiguri”.

“E kaluara tregon se luftërat tregtare rrisin çmimet e produkteve dhe këtë e vuajnë sidomos konsumatorët. Prandaj marrëveshja ndërmjet SHBA-së dhe Bashkimit Evropian mund të jetë vetëm hapi i parë. Përfundimisht, ne kemi nevojë për më pak proteksionizëm dhe për një tregti botërore me treg të hapur”, qe shprehur ai.



Lajme të ngjashme