• Video galeri

Turqia në mesin e destinacioneve më të preferuara të turistëve gjermanë

Agjencia turistike gjermane, “Thomas Cook” gjatë sezonit veror shtoi numrin e ulëseve për 25 mijë në drejtim të Turqisë.

Turqia në mesin e destinacioneve më të preferuara të turistëve gjermanë

Agjencia turistike gjermane, “Thomas Cook”, njëra prej kompanive më të mëdha të tregut evropian të udhëtimeve, për shkak të rritjes së kërkesave turistike në drejtim të Turqisë gjatë sezonit veror shtoi numrin e ulëseve për 25 mijë, ndërsa për periudhën e vjeshtës 6 mijë.

Sipas të dhënave të marra nga zyrtarët gjermanë të agjencisë “Thomas Cook”, Turqia së bashku me Spanjën dhe Greqinë është destinacioni më i preferuar i gjermanëve për pushime këtë verë.

Si arsye për preferencë të Turqisë në tregun e pushimeve nga gjermanët tregohen “produkte të shquara, ofrimi i shërbimeve dhe mikpritja e turqve”.

Numri i pushuesve gjermanë, të cilët i kalojnë pushimet në Turqi, gjatë periudhës janar-qershor u rrit me 10 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë dhe kapi shifrën e 1 milionë e 560 mijë e 251 turistëve.

Gjermania radhitet e dyta pas Rusisë për nga numri i turistëve që vizitojnë Turqinë.



Lajme të ngjashme