Lajçak pjesëmarrës në Konferencën e Ambasadorëve në Ankara

Kryesuesi i radhës i Asamblesë së Përgjithshme i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Miroslav Lajçak do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi.

Zëdhënësi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Brenden Varma gjatë konferencës ditore për shtyp, tha se Lajçak më 13 gusht do të vizitojë Ankaranë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 10-të të Ambasadorëve.

Varma bëri të ditur se Lajçak do të mbajë një fjalim në lidhje me sistemin e OKB-së, procesin e reformave dhe prioritetet e tij si kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme, ndërkaq do të marrë pjesë edhe në drekën që do të shtrohet nga Presidenti, Recep Tayyip Erdogan dhe do të ketë një takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu.

Lajme të ngjashme