• Video galeri

Industria turke e mbrotjes zhvillon sistemin antidron

Sistemi i Kurtheve Antidron mund ti zbulojë dronët nga një distancë 1,5-2,5 kilometra, në vartësi të madhësisë së sistemit, dhe i asgjëson ata me anë të laserit apo me aparat zhurmues.

Industria turke e mbrotjes zhvillon sistemin antidron

Sistemi i Kurtheve Antidron mund ti zbulojë dronët nga një distancë 1,5-2,5 kilometra, në vartësi të madhësisë së sistemit, dhe i asgjëson ata me anë të laserit apo me aparat zhurmues.

Ndërkohë që dronët mundësojnë kryerjen e detyrave të shumta në mënyrë më efiktive si në fushat civile ashtu edhe në ato ushtarake, ata shndërrohen në armë efikase në qoftë se keqpërdoren.

Njëra prej temave kryesore të rendit të ditës së industrisë së mbrojtjes, krahas rritjes së aftësive të dronëve është edhe asgjësimi i tyre në qoftë se ata paraqesin rrezik.

Sulmi me dronë me bombë, i ndërmarrë para disa ditëve ndaj Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro gjatë fjalimit të mbajtur në një ceremoni të organizuar në Karakas, bëri që të gjitha sytë sërish të kthehen nga kërcënimet me dronë.

Dronët për një kohë të gjatë përdoren si armë në mënyrë direkte dhe indirekte në konfliktet që po jetohen në vendet e Lindjes së Mesme. Këto fluturake, që kanë kosto të ulët dhe që mund të kontrollohen nga distanca, pajisen me mjete shpërthyese dhe mund të shkaktojnë humbje serioze në objektiva strategjike. Ato përdoren edhe për spiunazh.

Ngjarjet e jetuara dhe kërcënimet potenciale, me të cilat mund të përballemi në të ardhmen, bënë që kompanitë e industrisë së mbrojtjes të fokusohen në punimet për marrjen e masave ndaj këtyre kërcënimeve.

Kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes në përputhje me aftësitë e tyre janë duke punuar për të zhvilluar zgjidhje për zbulimin dhe neutralizimin e këtyre dronëve.

Produkti i fundit vendas në këtë fushë është Sistemi i Kurtheve Antidron i prodhuar nga ana e disa kompanive vendore.

Ky sistem i plotëson të gjitha nevojat e përdoruesit dhe mundëson një zgjidhje të plotë të integruar. Sistemi i përcakton kërcënimet e dronëve me anë të radarit me performancë të lartë në një zonë të përcaktuar, ndërsa dronët zbulohen me sisteme elektro-optike. Pas marrjes së vendimit të parandalimit, droni asgjësohet me laser apo me aparat zhurmues.



Lajme të ngjashme