Përfundon gjendja e jashtëzakonshme në Turqi

Gjenda e Jashtëzakonshme, shpallur më 21 korrik 2016 pas tentativës për grusht shteti të organizatës terroriste gyleniste (FETO), e zgjatur 7 herë me periudha tremujore, përfundoi të entjen duke filluar nga ora 01.00...

Përfundon gjendja e jashtëzakonshme në Turqi

Gjenda e jashtëzakonshme, shpallur më 21 korrik 2016 pas tentativës për grusht shteti të organizatës terroriste gyleniste (FETO), e zgjatur 7 herë me periudha tremujore, përfundoi të enjten duke filluar nga ora 01.00.

Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme u zhvillua një luftë efektive jo vetëm ndaj FETO-s, por edhe organizatave të tjera terroriste si PKK e DAESH.

Në kuadër të luftës në fjalë, në bazë të debateve të bëra në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, gjendja e jashtëzakonshme u shty 7 herë, përkatësisht më 19 tetor 2016, 19 janar 2017, 19 prill 2017, 19 korrik 2017, 19 tetor 2017, 19 janar 2018 dhe së fundmi më 19 prill 2018.

Sipas Kushtetutës, deri në përfundimin e periudhës së shpallur gjendje e jashtëzakonshme, nëse Kuvendit nuk i dërgohet mocion për zgjatje, atëherë ajo përfundon vetvetiu.

Kështu, gjendja e jashtëzakonshme, shpallur në shkallë vendi të enjten e 21 korrikut 2016, mori fund në të njëjtën orë duke filluar nga 01.00 pas mesnate.



Lajme të ngjashme