Kupa e Botës, doping për eksportet turke të fruta-perimeve

Kupa e Botës në Rusi ka rezultuar një doping i vërtetë për eksportet turke të fruta-perimeve, të cilat kanë shënuar një rritje me 16% në bazë sasiore duke arritur në 2 milionë e 63 mijë tonë...

Kupa e Botës, doping për eksportet turke të fruta-perimeve

Eksportet turke të fruta-perimeve në shkallë vendi për periudhën janar-qershor 2018, krahasuar me të njëjtin hark kohor të një viti më parë, janë rritur me 16% në bazë sasiore duke arritur në 2 milionë e 63 mijë tonë, kurse në bazë vlere janë rritur me 23% duke arritur në 1 miliardë e 175 milionë e 565 mijë dollarë.

Siç bën të ditur Shoqata e Eksportuesve Uludag (UIB), me seli në qytetin Bursa të Turqisë, rritje e konsiderueshme e eksporteve të këtyre produkteve gjatë periudhës në fjalë është regjistruar veçanërisht në Rusi, vendi organizator i Kampionatit Botëror të Futbollit - FIFA 2018.



Lajme të ngjashme