Erdogan dhe Merkel takohen në samitin e NATO-s në Bruksel

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), në kuadër të Samitit të NATO-s, u takua me Kancelaren gjermane Angela Merkel.

Erdogan dhe Merkel takohen në samitin e NATO-s në Bruksel

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), në kuadër të Samitit të NATO-s, u takua me Kancelaren gjermane Angela Merkel.

Takimi me Merkelin, i cili ishte takimi i parë i Erdoanit gjatë takimeve dypalëshe me rastin e samitit që zhvillohet në Bruksel, Kryeqytetin e Belgjikës, zgjati rreth 40 minuta.

Kancelarja gjermane uroi Presidentin Erdoan për rizgjedhjen në detyrë në zgjedhjet e zhvilluara në Turqi më 24 qershor.   

Në takim ishin të pranishëm edhe Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın).

 


Lajme të ngjashme