Erdogan: Qiproja është kauzë kombëtare e Turqisë

Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV) ishte stacioni i radhës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan pas kontakteve në Azerbajxhan, ku realizoi vizitën e tij të parë zyrtare pas rizgjedhjes dhe ceremonisë së betimit si kryetar shteti...

Erdogan: Qiproja është kauzë kombëtare e Turqisë

Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV) ishte stacioni i radhës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan pas kontakteve në Azerbajxhan, ku realizoi vizitën e tij të parë zyrtare pas rizgjedhjes dhe ceremonisë së betimit si kryetar shteti.

Erdogani dhe homologu i tij turkoqipriot, Mustafa Akinci, dolën përpara kamerave në një konferencë të përbashkët shtypi në fund të bisedimeve kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve.

“Qiproja është kauzë kombëtare e jona. Ndërsa synimi ynë është gjetja e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Qipro. Turqia s’do të lejojë kurrë që populli turkoqipriot të viktimizohet nga pazgjidhshmëria dhe të bëhet komunitet pakicë në një shtet grekoqipriot”, deklaroi mes të tjerash Presidenti Erdogan.



Lajme të ngjashme