Turqi – Neutralizohen 15 terroristë të PKK-së

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate bën të ditur se në operacionet e Forcave të Armatosura në provincat Mardin, Hakkari dhe Shërnak (Şırnak) janë neutralizuar 15 terroristë.

Turqi – Neutralizohen 15 terroristë të PKK-së

Sipas një komunikate me shkrim të Ministrisë së Punëve të Brendshme operacionet janë realizuar në kuadër të antiterrorizmit dhe në këto operacione janë neutralizuar 2 terroristë në Mardin, 8 në Shërnak (Şırnak) dhe 5 në lagjen Kërëkda (Kırıdağ) të Hakkarit, pra gjithsej 15 terroristë.

Operacionet në Mardin vazhdojnë ende.

Edhe Shtatmadhoria turke përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Twitter njoftoi se në operacionet ajrore që janë kryer të enjten dhe të premten në zonën rurale të Hakkarit janë neutralizuar 7 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste.

Kështu është rritur në 49 numri i terroristëve të neutralizuar në operacionet që Forcat e Armatosura Turke kanë realizuar brenda vendit dhe në veri të Irakut ndërmjet datave 29 qershor-5 korrik.

Kurse numri i terroristëve të neutralizuar në operacionin “Dega e Ullirit” i filluar më 20 janar në veri të Sirisë, është 4 mijë e 519.

 


Lajme të ngjashme